Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Gazeta 'Blick' e Zvicrës rendit 10 shqiptarët që kanë bërë gjëra të mëdha

Nuk është vetëm Nënë Tereza. Ka edhe 10 shqiptarë tjerë që kanë bërë gjera të mëdha. Kështu e nis shkrimin suplimenti ‘Am Abend’ e së përditshmes zvicerane ‘Blick’.

Gazeta ‘Blick’, njëra nga më të lexuarat në Zvicër, ka përmbledhur një listë të 10 shqiptarëve të famshëm, të cilët kanë lënë gjurmë në fusha të ndryshme në gjithë botën.

Shkas, kjo gazetë ka marrë nga shenjtërimi i humanistes shqiptare, Nënë Tereza, që ndodhi një javë më parë në Vatikan.

‘Blick’ shkruan se Shën Tereza nuk është shqiptarja e vetme që duhet ta njihni, përcjell në shqip Gazeta Express.

Kjo gazetë të parin pas Gonxhe Bojaxhiu e rendit heroin Gjergj Kastrioti.

“Skenderbeu ishte një nga mbrojtësit më të mëdhenj të Evropës së krishterë kundër Perandorisë Osmane në shekullin e 15”, shkruan e përditshmja zvicerane.

Të dytët në listë janë vëllezërit John dhe James Belushi – aktorë të njohur në SHBA. Vëllai i madh John vdiq në vitin 1982, shkruan ‘Blick’, derisa James që vazhdon aktrimin, disa herë ka përsëritur për origjinën e tyre shqiptare.

Rita Ora vjen pas tyre. Për të gazeta në fjalë përmend faktin se ajo ka lindur në Prishtinë, e që më pas prindërit e saj emigruan në Londër, e që pas disa viteve vajza e tyre u bë e famshme në gjithë botën për hitet e saja “Hot Right Now”, “RIP”, “How we do”, etj..

Action Bronson, emri i vërtetë i të cilit është Arian Asllani, është shqiptari tjetër i famshëm. Sot një reper amerikan, më parë ai ka punuar si kuzhinier.

E pesta radhitet Era Istrefi. ‘Blick’ për erën shkruan se është gjeni në muzikë. E ardhur nga Kosova, ajo tash krahasohet me emrat më të mëdhenj të muzikës si Rihann dhe Sia.

Pas Erës, natyrisht se në këtë listë nuk bën të mungoi Bebe Rexha, shkruan Gazeta Express.

Sipas të përditshmes zvicerane, nëse ju se keni dëgjuar ende ndonjë këngë të Bebe Rexhes, gjithsesi keni dëgjuar një që ajo e kompozuar – duke aluduar në hitin e krijuar nga shqiptarja, “Monster” të interpretuar nga Eminem dhe Rihanna.

Balerini amerikano-shqiptar, fitues i edicionit të 15’të të ‘Dancing with the Stars’ në SHBA, Tony Davolani është i shtati në këtë radhitje.

Pasur nga një tjetër artiste, shqiptaro-amerikane. Eliza Dushku renditet e 8’ta.

I para fundit ndodhet Patrick Nuo. “Huh, është zviceran”, do të pyesni, shkruan Blick. Por, gazeta përkujton se ai vjen nga Kosova. Nuo, sipas ‘Blick’, albumi i parë ‘Welcome’, i të cilit debutoni në Top 20’she në Gjeramni e Zvicër, tash e disa vite jeton në Los Angeles, pas sukseseve si kantautor dhe anëtar i jurisë në ‘DSDS’.

E listën e përmbyllin, talentet e futbollit Behrami, Shaqiri, Xhaka & Co. (etj.), që edhe pse me prejardhje shqiptare, gazeta zviceriane i quan “Futbollistët tanë”, shkruan Gazeta Express.

Ndonëse ata e përmbyllin listën, si të 10’it shqiptarë që bënë gjera të mëdha, ‘Blick’ i falënderon ata për angazhimin e tyre në përfaqësuesen e Zvicrës në futboll – që së fundi ishin edhe pjesë e ‘Euro 2016’. /GazetaExpress/.

yjetttttt_1473685242-1033618.jpg
skanderbeu_1473684880-3497098.png
belushi_1473684897-7057185.png
imago-st-0125-07130073-68870586_1473684928-5015760.jpg
461px-tonydovolaniapr09_1473685046-3633425.jpg
patrick-nuo_1473685084-3557547.jpg
 
Titulli: Gazeta 'Blick' e Zvicrës rendit 10 shqiptarët që kanë bërë gjëra të mëdha

Per te Parin jemi tgjith krenar.
Sa per kto tjerat vec nxjerrin c...e b.... neper foto se skan ber asgje per vendin ton ;)
 
Titulli: Gazeta 'Blick' e Zvicrës rendit 10 shqiptarët që kanë bërë gjëra të mëdha

Po Rene Rexhepi ku eshte?
Ferid Murati?
 
Titulli: Gazeta 'Blick' e Zvicrës rendit 10 shqiptarët që kanë bërë gjëra të mëdha

Po Bekim Fehmiu???
 
Titulli: Gazeta 'Blick' e Zvicrës rendit 10 shqiptarët që kanë bërë gjëra të mëdha

Shejh Albani! Dijetar, scholar nder me te medhenjt qe njeh koha! Emri i tij mesohet ne gjithe universitet fetare!
 
Titulli: Gazeta 'Blick' e Zvicrës rendit 10 shqiptarët që kanë bërë gjëra të mëdha

Kjo gazete, eshte nje tabloïd i senzacioneve dhe lexohet "shpejtë "si e tille. Andaj nuk me habit fakti se ka harruar aktorin e madh, Aleksandër Moisiu.
 
Nga njera ane me vjen keq qe te lexojme aq pak ....
 
Titulli: Gazeta 'Blick' e Zvicrës rendit 10 shqiptarët që kanë bërë gjëra të mëdha

Shejh Albani! Dijetar, scholar nder me te medhenjt qe njeh koha! Emri i tij mesohet ne gjithe universitet fetare!

Po tallesh ti apo je serio ?
 
Titulli: Gazeta 'Blick' e Zvicrës rendit 10 shqiptarët që kanë bërë gjëra të mëdha

po mire po lek plepi ku esht ketu apo nuk quhet :p
 
Titulli: Gazeta 'Blick' e Zvicrës rendit 10 shqiptarët që kanë bërë gjëra të mëdha

Duket sa e sakte eshte kjo gazeta duke vene Era Istrefi si nje nga 10 shqiptaret qe kane bere gjera te medha!
 
Titulli: Gazeta 'Blick' e Zvicrës rendit 10 shqiptarët që kanë bërë gjëra të mëdha

Jane artiste Shqipetare do shkonte me shume si titull,por qe kane bere gjera te medha pervec Skenderbeut keto emrat e tjere me duken pak si pa lidhje me titullin.
 
Titulli: Gazeta 'Blick' e Zvicrës rendit 10 shqiptarët që kanë bërë gjëra të mëdha

Duket sa e sakte eshte kjo gazeta duke vene Era Istrefi si nje nga 10 shqiptaret qe kane bere gjera te medha!

haha
Te pakten Eren e njoh si Emer ama ate bebe Rexha e kerkova ne youtube tani. Hera pare qe e degjova une :)
 
Titulli: Gazeta 'Blick' e Zvicrës rendit 10 shqiptarët që kanë bërë gjëra të mëdha

Eshte e kuptueshme qe Skenderbeu eshte mbrojtes i krishterimit! Po neve na kane rrejt qe kinse ka qene hero i kombit .
Mos i vete keta se te kallxojne vete!
 
Pa na e shtjello pak se jam kurioze
Se ketej thoni jo ne skishim nevoje per tu mbrojtur
ketej pasi paska mbrojtur sqenka hero
Cf quan hero ti?
 
Titulli: Gazeta 'Blick' e Zvicrës rendit 10 shqiptarët që kanë bërë gjëra të mëdha

isa boletinin :D :P
 
Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back