“Gati të futet ushtria e Kosovës në veri”, eksperti i sigurisë flet me shifra: Ja sa është numri që mund të përballohej sulmi eventual

legjenda

Tetova
Goxhaj: KFOR në Kosovë, së bashku me forcat e Kosovës mund ta parandalojnë çdo lloj sulmi eventual të Serbisë si fillim


Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Prishtina zyrtare është gati të fusë ushtrinë në veri, në rast të një sulmi të mundshëm nga ana e Serbisë.

lg.php

Sipas tij, në bazë të një marrëveshjeje të vitit 2013 ushtria mund të futet në 4 komunat në veri të vendit vetëm me lejen e komandantit të KFOR-it, gjë që sipas tij është e padrejtë dhe e çuditshme.
Ai ka shtuar gjithashtu se Policia e Kosovës, në bashkëpunim me agjenci të tjera dhe shtetet aleate, po del mjaftueshëm e zonja për të menaxhuar situatën në veri.



close
volume_off


“FSK po piqen, po fuqizohen, po tregohen të zonja t’i dalin zot vendit, që Kosova të jetë një shtet i pavarur dhe sovran. Ne po tregojmë suksese të vazhdueshme, po punojmë shumë, por kemi edhe ndihmën e aleatëve tanë për këtë. Ka ndryshime gjithandej në skenën botërore. Kosova nuk është vetëm.

Ka pasur Shqipërinë afër dhe ne bazohemi edhe te bota demokratike. Kosova aspiron të bëhet pjesë e BE dhe NATO-s. Ndryshe nga Serbia që është deklaruar neutrale, pra me Rusinë. Edhe vetë aplikimi i Serbisë në BRIX dëshmon se ata janë të orientuar në tjetër kah. Ne do të donim që të kishim një fqinj demokratik dhe jo një fqinj që është faktor destabiliteti. Patjetër që do të ishim të gatshëm që të fusnim ushtrinë në rast të një sulmi të mundshëm në veri të Kosovës.
Fatkeqësisht ekziston një marrëveshje apo zotim i vitit 2013, ku thuhet se FSK mund të futet në këto 4 komuna në veri vetëm me lejen e komandantit të KFOR-it. Kjo jo vetëm që është e padrejtë, por edhe e çuditshme.



Kjo jo vetëm është e padrejtë, por është edhe e çuditshme. Megjithatë ky është realiteti. Është mirë që Policia po del e zonja mjaftueshëm që të zotërojë situatën atje. Patjetër edhe me agjencinë e inteligjencës, agjenci të tjera, por edhe me ndihmën e aleatëve tan
ë”, u shpreh Sveçla.
Për një tentativë për sulm nga ana e Serbisë, ka folur edhe eksperti i sigurisë, Dritan Goxhaj, i cili thotë se KFOR në një bashkëpunim të ngushtë me forcat e FSK dhe një pjesë të mirë të forcave policore atëherë mund të parandalohet konflikti i madh.
Image

Dritan Goxhaj
FOTO GALERI
Ai ka përmendur me shifra forcat që do të mjaftonin në rast të konfliktit, gjersa shton se për fillim mjafton, pastaj duhet ndihmë.

“Në rast të një sulmi nga Serbia sasia aktuale e forcave të KFOR në Kosovë nuk është e mjaftueshme për të parandaluar të vetëm këtë sulm. Por në një bashkëpunim të ngushtë me forcat e FSK dhe një pjesë të mirë të forcave policore, duke pasur parasysh që KFOR ka 4500 forca, FSK 3500 dhe rreth 9000 forca policore të armatosura, bëhen 17000 mijë forca, pra një divizion. Duke pasur parasysh që Serbia i ka vetëm 22500 forca aktive dhe 2000 forca rezerve aktive, total 24500. Dhe në një sulm të mundshëm nuk do mund të përdorte më shumë se 15-17 forca nga gjithë kjo sasi prej rreth 25 mijë që posedon, si fillim i bie që me 17000 persona të armatosur aktiv që ka në Kosovë tashti mund të përballohet çdo lloj sulmi eventual i Serbisë si fillim”



“ Pastaj për më pas do të duhej edhe angazhimi i NATO, ose i vendeve që përmenda në përgjigjen e mëparshme, por edhe mobilizimi i ish pjesëtarëve të U Ç K të aftë për luftë, që si fillim besoj mund të bëhet një forcë deri në 5000 veta. Prandaj them që forcat e KFOR në Kosovë, së bashku me forcat e Kosovës mund ta parandalojnë çdo lloj sulmi eventual të Serbisë ndaj Kosovës si fillim”, deklaron eksperti.

I pyetur nga “Bota sot” në rast se Qeveria e Kosovë duhet të rrisë numrin e rekrutëve apo ta bëjë ushtrinë obligative për stabilitet të së ardhmes, Goxhaj thotë se FSK duhet ta dyfishojë numrin.
Sipas tij, një forcë nga 2500-5000 veta që stërviten me FSK të paktën 45-90 ditë në vit, do të ishin të mjaftueshëm për të përballuar çdo lloj sulmi nga Serbia

“Jam i mendimit që Kosova duhet t’i kërkojë KFOR-it ta lejojë që ajo së paku FSK të dyfishojë numrin e saj. Nga 3500 forca të shkojë në 7000 njëherë. Nuk jam i mendimit që në Kosovë të aplikohet shërbimi i detyrueshëm pasi ajo kërkon shpenzime të mëdha ekonomike të cilat Kosova për momentin nuk i ka. Por rritja e FSK deri në 12 mijë forca aktive, dhe krijimi i forcave rezerviste aktive. Që do të thotë një forcë nga 2500-5000 veta që stërviten me FSK të paktën 45-90 ditë në vit, do të ishin të mjaftueshëm për të përballuar çdo lloj sulmi nga Serbia, dhe për të krijuar një siguri stabile për Kosovën në të ardhmen”, shton Goxhaj.
auto_FSK-dhe-Policia-21721244027.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top