Në Skoci jepet leja për të ndërtuar impiantin e parë eksperimental në det
Në brigjet e Skocisë filloi puna për projektin më të madh të prodhimit të energjisë nga rrymat detare në Europë, pasi qeveria e Skocisë dha lejen finale. Një kompani private do të instalojë turbina në një proces me disa hapa në një ngushticë mes Skocisë dhe një ishulli.
Projekti në fazën e parë demonstruese do të ketë fuqi të instaluar prej 9 MW dhe me gjashtë turbina, ndërsa ndërtimi pritet të vijojë deri më 2020-n. Kur të përfundojë së ndërtuari, impianti do të ketë fuqi të instaluar prej 86 MW dhe do të gjenerojë energji elektrike për të furnizuar 42 mijë shtëpi.
Ky është edhe projekti i parë tregtar i zhvillimit të turbinave në rryma detare në ujërat e Skocisë. Kompania private ka marrë një kontratë 25-vjeçare për shfrytëzimin e një sipërfaqeje prej 3.5 kilometrash katrorë rrymash detare.
Secila prej turbinave është 22.5 metra e lartë, peshon 1500 tonë. Kompania shpreson se mund të arrijë të vendosë deri në 400 turbina.
Zhvillimi i mundësisë së shfrytëzimit të rrymave detare për prodhimin e energjisë elektrike shikohet si një fushë ende e paeksploruar e botës për të gjetur burime të rinovueshme energjetike. Projekti do të financohet pjesërisht me subvencionime nga ana e qeverisë së Skocisë, me shpresë se me zhvillimin e kësaj teknologjie, kostoja do të ulet dhe kjo formë energjie do të bëhet e leverdishme nga pikëpamja komerciale. Problemi më i madh i projektit është që energjia e gjeneruar aty aktualisht nuk transportohet dot në rrjetin kombëtar të Britanisë së Madhe dhe do të përdoret vetëm si suplement për furnizimin e zonave të banuara përreth. Skocia ka një nga projektet më ambicioze të eliminimit të energjisë fosile si burim për energjinë elektrike dhe zëvendësimin e tyre me energji të rinovueshme.
Disa ekspertë besojnë se energjia nga rrymat detare mund të furnizojë deri në 20 për qind të nevojave të Britanisë së Madhe për energji në rast se zhvillohet në tërësi. Skocia shpreson se eksperimenti do ta ndihmojë të zhvillojë teknologjinë me perspektivën për të shitur pajisje në tregun vendas dhe nëpër botë.
G.shqip