Gati përurimi i xhamisë më të madhe në Evropë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Presidenti i اeçenisë, i përkrahur nga Rusia, Ramazan Kadyrov, do të inaugurojë xhaminë më të madhe në Evropë në 17 tetor, në اeçeni. Këtë lajm e ka bërë të ditur agjencia zyrtare ruse e lajmeve "Novosty". Mbi 10 000 myslimanë do të kenë mundësinë që të falen brenda kësaj xhamie, e cila do të marrë emrin e babait të president aktual çeçen, Ahmad Kadyrov, i cili u vra në vitin 2004. "Xhamia më e madhe në Evropë do të inaugurohet në ditën e parë të Konferencës Ndërkombëtare të Paqes, ku do të mbahet konferenca "Islami, religjioni i paqes dhe progresit", deklaroi për mediat myftiu i اeçenisë, Sultan Mirzayev. Ky i fundit theksoi, se mbi 50 shtete do të marrin pjesë në konferencë treditore të paqes.
Xhamitë
Për nga klasifikimi, xhamia e Romës renditej e para nga madhësia në të gjithë Evropën. Por duket se pas 13 vjetësh ajo nuk do të jetë më e para, por një tjetër do t'ia zërë vendin. Për nga madhësia, xhamia në اeçeni do të jetë trefish më e madhe sesa ajo e Romës. Por për vetë myslimanët, madhësia e xhamisë në lidhje me besimin nuk ka shumë rëndësi. Për ta në top listën e rëndësisë është Meka e më pas Medina. Që do të thotë, kur një mysliman falet në një nga këto objekte, riti i faljes i quhet disafish më shumë se sa në një vend tjetër. Xhamia e Mbretit Fajsal cilësohet si xhamia më e madhe në fytyrën e tokës. Si xhamia më e madhe në botë mbahet faltorja e Mbretit Fajsal, e cila është shënuar edhe në librin Guenisit. Kjo ndërtesë gjendet në Islamabad të Pakistanit, posedon 5 mijë metër katror vend, ku 300 mijë besimtarë mund të kryejnë adhurimet e tyre njëkohësisht. Për ndërtimin e kësaj xhamie u deshën të paktën dhjetë vjet. Punimet filluan në vitin 1976 dhe mbaruan më 1987. Ndërtimi madhështor i financuar nga qeveri e Arabisë Saudite ka kushtuar afro 120 milionë dollarë amerikanë. Xhamia e cila i ngjason një tende arabe posedon një arkitekturë fantastike të projektuar nga turku Vedat Dalokay. Po ashtu muret e brendshme të xhamisë janë përpunuar me mozaikë nga artisti Gul Jee. Po të bëhet një numërim i thjeshtë, në të gjithë Evropën janë 74 xhami të famshme. Pas kryeqytetit të Italisë, Romë, vjen Gjermania. Ky shtet ka afro 2000 xhami në të gjithë territorin e vet. Më pas vjen Franca, Zvicra, Danimarka e me radhë.
Rëndësia
Sipas vetë besimtarëve të kësaj feje, xhamia, duke qenë rrënja e qytetërimit, në të njëjtën kohë është dhe fryti më i madh i këtij qytetërimi. اdo qytetërim ka periudhën e tij të ndërtimit dhe në fund pasqyron arritjen më të madhe të tij, pra artin. Në qytetërimin e Islamit xhamia ka një vend shumë të veçantë. Ajo nuk përmban vetëm punimet artistike brenda saj, ajo mban dhe pasqyrimin e besimit të myslimanëve. Xhamia nga një anë mban në vete estetikën e vendit ku ndodhet dhe nga ana tjetër mban në vete atë shenjtërimin që i takon dhe këto të dyja i mbart nga një kohë në tjetrën e kështu i bën të pavdekshme. Xhamia si institucion fetar luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin kulturor islam të besimtarëve. Roli i saj varet nga ajo se sa janë në gjendje besimtarët ta shfrytëzojnë atë. Një ndër funksionet më kryesore të xhamisë është kryerja e namazit bashkërisht me xhematin. Falja e namazit me xhemat është shumë më i vlefshëm dhe besimtari në të fiton më shumë sevap. Falja e namazit me xhemat forcon besimin, shton dashurinë në mes besimtarëve, në të njëjtën kohë fiton kënaqësinë e Allahut.
Bie nga froni xhamia e Romës në Itali
Deri më dje xhamia më e madhe në Evropë ishte ajo e Romës, me sipërfaqe prej 30 000 metër katror, e cila mund të mbante 2 mijë besimtarë. Kjo ide lindi në vitin 1966, me rastin e vizitës në Romë të mbretit Feisal të Arabisë Saudite. Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytet, mbreti Feisal kërkoi të shkojë të falet, por në atë kohë nuk kishte ndonjë xhami në Romë, kështu që e dërgojnë në një shtëpi private, ku mund të kryente namazin. Ishte pikërisht ky rasti kur mbreti i Arabisë Saudite u propozoi autoriteteve italiane që të ndërtohej një xhami në Romë. Një propozim i tillë u miratua, sepse nuk ishte kërkesë e myslimanëve, që mes të tjerash në atë kohë ishin një numër i vogël në Itali, por dëshira e qeverisë italiane për të përmirësuar lidhjet diplomatike e komerciale me vendet arabe, fillimisht me Arabinë Saudite që pranoi të financojë ndërtimin. Në 1969 qeveria pranon këtë projekt dhe kështu lindi Qendra Kulturore Islame e Italisë. Xhamia e Romës nuk pret vetëm myslimanë, por edhe njerëz që u përkasin besimeve të ndryshme, të cilët shpesh shkojnë ta vizitojnë, pasi është një ndër monumentet moderne dhe bashkëkohore të Romës. Gjatë ditës së premte momenti shpirtëror brenda xhamisë shoqërohet me një gjallëri të madhe jashtë saj. اdo javë, me rastin e Namazit të Xhumasë mbahet edhe një treg i madh në rrethinat e xhamisë që ofron para së gjithash specialitete të Magrebit, Indisë e gjithë botës islame. Pas kryerjes së Namazit të Xhumasë besimtarët ndalen në treg për të shijuar specialitetet e tokave të tyre.
Islamabad, xhamia më e madhe në botë
Faltorja e Mretit Fajsal është regjistruar si xhamia më e madhe në librat e Guenisit. Xhami e cila gjendet në Islamabad të Pakistanit posedon 5 mijë metër katror vend, ku 300 mijë besimtarë mund të kryejnë adhurimet e tyre njëkohësisht. Ndërtimi i xhamisë ka filluar në vitin 1976 dhe punimet kanë mbaruar brenda dhjetë viteve. Ndërtimi madhështor i financuar nga qeveria e Arabisë Saudite ka kushtuar afro 120 milionë dollarë amerikanë. TO
 
m'vjen mire, interesont kjo gjo, gjithmon m'kan pelqy xhamit e mdhoja gjo qe n'Ks prsh nuk ekziston..
 
Thanks per Info sweety kisss =)

p.s. Zemra mu be mal (A)
 
Turqia mbahet per xhamite e bukura qe ka...
nejse...me kohen do ndertohen dhe ne Ks:)
 
Ka edhe ne Kosove xhamia te medha por, kuptohet qe jo sikur ato qe jane ne Evrope psh.

Flas per Prishtines, flitet per ndertimin e nje xhamie te madhe per shkak te shtimit te numrit te atyre qe falin namaz.
 
osht koha tash sheik ma n'fund masi shum njerz mesin tu u fal neper rrug per Bajrama e sene..

goglushe ishalla be ishalla..
 
sihu do behen mos ki merak....
aq kohe sa ka njerez qe besojne ne kte fe...hapen dhe xhami:)
sic tha dhe Lover
 
Ja..kjo eshte Xhamia e Madhe ne Prishtine. Per momentin eshte duke u renovuar. Ne kete xhami falen me se shumti besimtaret musliman. Ka njerez qe falen brenda, jashte ne oborr, si dhe ne pjesen tjeter nga ana e djathte, duke u falur edhe ne rruge.





 
Ja..kjo eshte Xhamia e Madhe ne Prishtine. Per momentin eshte duke u renovuar. Ne kete xhami falen me se shumti besimtaret musliman. Ka njerez qe falen brenda, jashte ne oborr, si dhe ne pjesen tjeter nga ana e djathte, duke u falur edhe ne rruge.






shum e bukur :dong: :brrr
 
flm per fotot Lover! se di pse qahet sihu se e madhe qenka Xhamia
 
flm per fotot Lover! se di pse qahet sihu se e madhe qenka Xhamia

sps mu ne krahasim me xhamit qe shoh ktu dhe qe kom pa n'Turqi kjo m'duket picirruke...n'Kosove ndertojn shum xhami ne qdo vend, xhami teper t'vogla, shum ma mire me ndertu pak xhami amo t'mdhoja dhe t'bukura..

..
 
Redaktimi i fundit:
sps mu ne krahasim me xhamit qe shoh ktu dhe qe kom pa n'Turqi kjo m'duket picirruke...n'Kosove ndertojn shum xhami ne qdo vend, xhami teper t'vogla, shum ma mire me ndertu pak xhami amo t'mdhoja dhe t'bukura..

..

eh...Shko pyete Komunen perse nuk na e jep lejen ;)


sweety, asgje :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top