Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Gati kërkesa zyrtare për bashkim me Shqipërinë!

51783.jpg


Një grup deputetësh të Parlamentit të Republikës së Kosovës do të bëjnë një kërkesë zyrtare për bashkim të Kosovës me Shqipërinë. Një kërkesë e tillë do të bëhet nga 12 deputetë dhe pritet të firmoset nga 30 deputetë gjithsej, duke bërë kështu që të mundësohet limiti për shqyrtim parlamentar të ligjshmërisë së kërkesës.

“Kjo kërkesë vjen pasi qeveria e Kosovës vendosi të pranojë një fusnotë e cila përjashton përdorimin e termit Republikë në mjediset e jashtme diplomatike dhe të tjera. Bëhet e ditur se kërkesa e deputetëve ka mbështetjen edhe të kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Kjo kërkesë ka mbështetje dhe nga deputetët e minoritetit turk në Kosovë”, raporton Agjencia e Lajmeve NOA.

Sakaq sot, kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi duke komentuar pranimin e fusnotës nga Qeveria e Kosovës, nënkuptoi se nuk ishte pro kësaj fusnote, kur tha se për të sqaruar nëse kjo është bërë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës apo jo, i takon Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të thotë fjalën e vetë. Edhe pse nuk është përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse është dëmtuar Kosova nga kjo fusnotë, ai ka lënë të kuptohet se zhvillimet në shoqëri, jo gjithnjë janë pozitive.

Ndërkohë nga burime të Prishtinës bëhet e ditur se grupi i 12 deputetëve nismëtarë, këto ditë do të gjendet në Tiranë ku do të ketë një takim me presidentin shqiptar, Bamir Topi.

Raportimi bëhet nga mediat greke nga të cilat po ashtu mësohet se këta deputetë të Prishtinës do t’i paraqesin Topit, kërkesën për bashkim të dy shteteve të një kombi.

I menjëhershëm reagimi i mediave greke lidhur me këtë raportim. Disa media në Athinë shkruajnë se pas kësaj nisme, i druhen shumë zhvillimeve në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë pasi atje dihet se popullsia shqiptare është në masën e të paktën 37 për qind dhe një reaksion zinxhir do të ishte i mundshëm.

(ar.si/BalkanWeb)
 
Titulli: Gati kërkesa zyrtare për bashkim me Shqipërinë!

Me ne fund pas Aleances Kuq e ZI doli nje ide pozitive ne kete kohe kur qeveria e Kosoves keshtu si ka filluar se shpejti do ti fshij ato qe u arrijten me gjakun tone dhe me gjase te tkurre teritorin e Kosoves...duke ia falur Serbise pjesen veriore te Kosoves. Bashkimi me Shqiperine tani eshte kerkese e nguteshme te cilen duhet mbeshtetur me tere forcen fizike, intelektuale, financiare...derisa nuk do te behet shume vone.
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back