Gashi fillon vizitën zyrtare në Turqi

  • Hapësi i temës Hapësi i temës Ado
  • Start date Start date

Ado

FISEBILIL-LAH
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi ka filluar të hënën vizitën e tij zyrtare në Republikën e Turqisë, me autoritetet qeveritare të së cilit vend, do ta nënshkruajë marrëveshjen e bashkëpunimit reciprok në shëndetësi.

Gashi me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe në Mauzoleumin e themeluesit të Turqisë moderne Mustafa Kemal Ataturk, është takuar me përfaqësuesit e organizatës qeveritare turke TIKA, organizatë kjo që do të sponsorizojë rinovimin komplet të Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK si dhe ka zhvilluar edhe disa takime të tjera.

Gjatë kësaj vizite në Turqi, ministri Gashi po shoqërohet nga bashkëpunëtorët e tij dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë, Bekim Sejdiu.

Gjatë qëndrimit në Ankara, ministri Gashi do të nënshkruajë me autoritetet qeveritare të Republikës së Turqisë marrëveshjen e bashkëpunimit në shëndetësi, me të cilin pala turke do të ofrojë trajtim pa pagesë për 100 (njëqind) pacientë nga Kosova në vit në këtë shtet, të cilët nuk mund të trajtohen në spitalet e Kosovës. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top