Kompania Asus dhe gjiganti i pajisje GPS Garmin kanë paraqitur një telefon të ri të mençur nën brendin e tyre të përbashkët Garmin-Asus. Pajisja quhet M20 dhe përmban sistemin operativ Windows Mobile.
Sipas specifikave që Garmin-Asus M20 ofron duket të jetë bukur interesant: ekran VGA me 640 x 480 piksela, fotoaparat me rezolucion prej 3 megapiksela, lidhje HSDPA dhe GPS të Garmin, që do të thotë se do të jetë po aq kualitativ sa edhe në pajisjet e specializuara për GPS.
Krejt kjo vihet në funksion nga sistemi operativ Windows Mobile i kompanisë Microsoft. Problemi më i madh i këtij telefoni është tregu; M20, tani për tani mund të gjendet vetëm në Tajvan, e nuk është e sigurt kur dhe nëse do të paraqitet tek ne.
*telegrafi*