Garë tabletash mes kolosëve të web-it

google-logo-ere.jpg


Janë tabletat kompjuterike mbi të cilat është fokusuar gara e pamëshirshme mes kompanive të ndryshme që ofrojnë shërbimet e tyre online.

Kështu, “Google” ka sfiduar “Apple”. Motori i kërkimit do të shesë një tabletë të vetën që do të mbajë edhe emrin e tij, përmes një dyqani online të ngjashëm me atë të “Apple” dhe “Amazon”.


Lajmin e bën të ditur “Wall Street Journal” që citon disa burime, sipas të cilave tabletat Android do të mbajnë emrin e “Google” përkrah atij të kompanisë që do t’i prodhojë.

Kompanitë në fjalë do të jenë disa, ndërkohë që planet nuk janë ende shumë të qarta, pasi nuk dihet ende se kur do të hapet dyqani online.

Për më tepër, “Google” mund të fillojë së shpejti t’i prodhojë vetë tabeltat e saj pas blerjes së kompanisë “Motorola Mobility”, që është aprovuar në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara dhe është në pritje të dritës jeshile të autoriteteve kineze.

Disa ditë më parë, pasi nxori në treg Kindle Store dhe aparatin lexues të tij, “Amazon” nxorri në treg platformat e reja Kindle Touch dhe Kindle Touch 3G.

Produktet e reja mund të porositen online, bëri të ditur vetë grupi i Jeff Bezos përmes një komunikate për shtyp, me çmimet respektive 129 dhe 189 euro.

Ndërsa më herët gjatë muajit, “Apple” lançoi iPad-in e ri, i cili mes shumë opsioneve të reja ka edhe atë të sekretares, pasi përdoruesi mund të flasë dhe platforma regjistron fjalët.

B;topchanel
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top