Gara për kryetarin, prezantohet rregullorja për zgjedhjet në PD

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Gara për kryetarin, prezantohet rregullorja për zgjedhjet në PD

selo.jpeg


Kreu i Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike Jemin Gjana ka prezantuar rregulloren që do të ndiqet për fushatën për zgjedhjen e kreut të PD-së.

Në një dalje publike për mediat, Gjana tha se kryesitë ne rrethe do jenë përgjegjëse për votimin.

“Komisioni është mbledhur sot dhe ka hartuar udhëzimin që përcakton procedurat e procesit që ne të mblidhemi për të përcaktuar procedurat në vazhdim. Me këtë udhëzim dhe bazuar në nenin e statutit, Komisioni ka vendosur që kryesitë e degëve ne rrethe janë përgjegjëse për procesin e votimit të kreut të PD që zhvillohet ne datë 22. اdo degë ne rrethe do ketë një qendër votimi”, tha Gjana.

“Në selinë qendrore të PD do ngrihet qendra e votimit e njëra prej degëve të Tiranës ku do votojnë përveç anëtarëve edhe anëtarët e kryesisë dhe deputetet e grupit parlamentar dhe ata të sapo dalë nga zgjedhjet e fundit. Kjo kategori ka të drejtë të votojë këtu edhe në vendet ku janë me banim dhe kanë degën përkatëse. Në çdo qendër votimi do ngrihet një komision, ku kryetari do jetë një nga nënkryetarët e degëve. Kryetarin e komisionit deh 2 anëtarët e kryesisë degët e PD do i zgjedhin me votim të fshehtë. Degët e PD gjithashtu janë përgjegjësie për takimet e anëtarësisë me kandidatët”, vijoi ai.

Në krye të këtij komisioni do të jetë vetë Gjana, ndërsa do të bëjnë pjesë Tritan Shehu, Enkelejd Alibeaj, Dhurata اupi dhe Bardh Spahia.

Gjithashtu anëtarë janë dy punonjës të sektorit të organizimit në PD, Minushe Lazaj dhe Albert Avdyli; si dhe 2 anëtarë që përfaqësojnë dy kandidatët, përkatësisht Arben Ibro i propozuar nga Lulzim Basha dhe Riza Xhura i propozuar nga Eduard Selami.

Në garën për kreun e PD, Lulzim Basha kërkon mandatin e dytë, ndërkohë që përballë tij pretendon të zgjidhet kryetar Eduard Selami.

(gazeta-Shqip.com)
 
Back
Top