Gara e Elbasanit/ Profilet e kandidatëve Durim Hushi dhe Qazim Sejdini

MasteR

I'm offline
Durim%20Hushi_6.jpg


Elbasani është një prej qyteteve më të mëdha në vend, me 110.058 votues në të gjithë rrethin.

Për Bashkinë Elbasan kandidojnë Durim Hushi nga “Aleanca për Qytetarin” dhe Qazim Sejdini nga “Alenca për të Ardhmen”.

DURIM HUSHI

Durim Hushi – Kandidat i “Aleancës për Qytetarin” për kryetar Bashkie të Elbasanit.

Durim Hushi ka lindur dhe është banues ne qytetin e Elbasanit, aktualisht është 58 vjeç.

Kjo është hera e dytë që Durim Hushi kandidon për postin e kryetarit të bashkisë së Elbasanit, pas vitit 1992.

Në vitet ‘97 - 2001 Durim Hushi, ishte Prefekt i Qarkut të Elbasanit.

Në dy mandate nga viti 2001 deri në 2009 ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë, si përfaqësues i subjektit të Partisë Socialiste.

Në Korrik 2007, duke ushtruar të drejtat kushtetuese të deputetit, votoi në favor të zgjedhjes së Presidentit të Republikës, duke shënuar në të njëjtën kohë edhe shkëputjen nga forca politike ku bënte pjesë.

Në fund të vitit 2010, pranoi ftesën për të aderuar në partinë LSI, ku është dhe anëtar i Kryesisë së Partisë.

Durim Hushi është me profesion inxhinier elektronik dhe gjatë viteve 1975 - 1997 ka punuar si drejtor uzine në ish - Kombinatin Metalurgjik.

Më 1999, Durim Hushi është dekoruar me urdhërin “Mjeshtër i Madh i Punës” nga Presidenti i Republikës.

Durim Hushi rrjedh nga një familje e vjetër elbasanase, origjina e së cilës daton që para shekullit XIX.


QAZIM SEJDINI

Qazim Sejdini – “Kandidat i Aleancës për të Ardhmen” për kryetar bashkie të Elbasanit.

Qazim Sejdini është kryetari i 22-të i Bashkisë së Elbasanit pasi mori postin në zgjedhjet e fundit locale në vitin 2007, aktualisht është 60 vjeç.

Në 1995, Sejdini u zgjodh President i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Elbasanit. Një vit më vonë ai u zgjodh President i Shoqatës së Doganierëve të Shqipërisë dhe nga Maji i vitit 2002 deri në Maj 2004 ai ishte President i Unionit të Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

Në tetor 2002 deri në Maj 2005 ai u zgjodh Prefekt i Prefekturës së Elbasanit.

Në 1973 Sejdini punoi si mësues historie, gjeografie dhe edukimi fizik, më pas në vitin 1974, ai u bë instruktori i Komitetit të Rinisë në Elbasan.

Në vitet 1983-1992 Sejdini punoi në Sport Klub Elbasani, fillimisht si Inspektor i lojrave me dorë e më pas ai zuri vendin e Shefit të Klubit të Sportit te Elbasanit.

Qazim Sejdini është I diplomuar për Histori-Gjeografi ndërsa në vitet 1983-1987, ai ndoqi studimet në Institutin e edukimit fizik Vojo Kushi në Tiranë.

Qarku i Elbasanit ka 6 bashki në Elbasan, Belsh, Cërrik, Gramsh, Peqin, Librazhd, Prrenjas.

abc news
 
Back
Top