Gani Geci paditet për vrasjen e Sandokanit

Kresha

A pretty face can never trick me
E veja e ish-komandantit të UاK-së Abedin Rexha, ka ngritur padi në Prokurorinë e EULEX-it kundër Gani Gecit.



E veja e ish-komandantit të UاK-së, Abedin Rexha, i njohur me nofkën Sandokani, Sanije Rexha, ka ngritur padi në Prokurorinë e EULEX-it kundër deputetit të LDD-së, Gani Geci.

Në padinë që është bërë më 30 nëntor 2009, Gani Geci akuzohet për vrasjen e Sandokanit, në vitin 1998, gjatë luftës në Kosovë.

"Unë kam bërë një padi në EULEX kundër kriminelit Gani Geci i cili ma ka vra burrin", njoftoi sot para gazetarëve, Sanije Rexha.

E pyetur pse ka pritur deri në këtë kohë, ajo tha se ka pasur për qëllim që vetë ta vrasë Gani Gecin.

Sanije Rexha është motra e Sabit Gecit dhe kanë lidhje familjare me Gani Gecin. /express/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top