Gana njeh pavarësinë e Kosovës

Kresha

A pretty face can never trick me


Republika e Ganës u është bashkuar vendeve që kanë njohur pavarësinë e shtetit të ri të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur numri dy i qeverisë kosovare, Behgjet Pacolli, në një konferencë për shtyp, ku ka raportuar edhe për fushatën e tij lobuese nëpër botë.

Afrika është kontinenti ku aktualisht është përqendruar lobimi i diplomacisë kosovare për të siguruar njohje të reja, ndërkohë që nuk mungon interesi edhe në Amerikën Latine.

Me njohjen e Ganës shkon në 88 numri i vendeve që kanë pranuar Kosovën si shtet të pavarur e sovran, ndërkohë që duhen rreth 120 që një shtet të bëhet anëtar i OKB-së.

Në kontinentin e vjetër janë pesë vendet e Bashkimit Evropian, Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro që refuzojnë ta njohin atë, disa nga frika e separatistëve dhe disa nga marrëdhëniet me Serbinë. //top-channe
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top