Gana ia konfirmon AFP-së: Kemi tërhequr njohjen “e nxituar” të pavarësisë së Kosovës

Kresha

A pretty face can never trick me
auto_Charles_Owiredu_-_twitter1573572066-696x464.jpg

“Vendimi për njohjen e Kosovës doli të ishte i nxituar” – ky është arsyetimi që ministria e jashtme e Ganës e ka dhënë për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

Kjo është konfirmuar nga Gana për agjencinë e lajmeve franceze, AFP ku thuhet se: “Gana e ka tërhequr njohjen e nxituar të pavarësisë së Kosovës”, shkruan lajmi.net.

“Gana e ka marrë parasysh dialogun mes Serbisë dhe Kosovës që ka për qëllim zgjidhjen e çështjes së kërkesës së kësaj të fundit për t’u njohur si entitet i pavarur dhe sovran dhe mbështet procesin që po vazhdon për t’i dhënë fund çështjes”, thuhet më tutje në arsyetim.

Ky njoftim mund të pengojë vazhdimin e dialogut mes dy vendeve, i cili është ngrirë për më shumë se një vit.

Deklarata e ministrisë ganeze thotë se pavarësia e shpallur njëanshëm e Kosovës ishte “në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit”, referencë kjo për rezolutën e vitit 1999 që e vuri vendin nën protektorat ndërkombëtar.

Rezoluta i dha Kosovës “autonomi substanciale” brenda Jugosllavisë, pjesë e së cilës asokohe ishte Serbia, dhe nuk përmend pavarësinë e plotë.

Ministria e jashtme serbe përmes një deklarate vlerësoi “vendimin e rëndësishëm” të Ganës dhe tha se është bërë “vendi i 16… anëtar i OKB-së që ka tërhequr njohjen e Kosovës”.

Në anën tjetër përmes një komunikate për media, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës hedh poshtë pretendimet e Serbisë, dhe kërkon që propaganda e Beogradit të mos prezantohet si lajm në media, shkruan lajmi.net.

MPJ thotë se Kosova është njohur nga 116 vende anëtare të OKB-së, përfshirë edhe Ganën.

//mesazhi
 

Attachments

  • auto_Charles_Owiredu_-_twitter1573572066-696x464.jpg
    auto_Charles_Owiredu_-_twitter1573572066-696x464.jpg
    31.7 KB · Shikime: 0
  • auto_Charles_Owiredu_-_twitter1573572066-696x464.jpg
    auto_Charles_Owiredu_-_twitter1573572066-696x464.jpg
    31.7 KB · Shikime: 0
Te jem une di Albini i coj dyfishin e pasqyrave qe i ka dhene vuciqi dhe pastaj tjeter deklarate nga gana-
Na falni, jemi nxituar me terheqjen e nxituar te njohjes se Pavaresise se Kosoves ?
 
U bo cirk kjo puna e njohjeve. Ne te drejten nderkombetare nuk ekziston dicka e tille si terheqja e njohjes. Po te ishte keshtu do te fillonin te gjitha shtetet qe nuk nuk shkojne mire t’ia terhiqnin njohjet njera tjetres.

Te keto vendet e varfura afrikane ajo qe nuk behet me para behet me pak me shume para.

Per ne me rendesi eshte qe vetem vendet e Quint-it te mos e ndryshojne qendrimin.
 
Mua gjithmone me kane be habi keta ish vendet e kolonizuara, t'pushtuara nga tjeret e te rrjepur. Si mos te njohin 1 shtet qe ka qene i ozurpu si ata?!
nejse,
Kosova dhe pa njohje me mire se ne eshte! ?
 
Mua gjithmone me kane be habi keta ish vendet e kolonizuara, t'pushtuara nga tjeret e te rrjepur. Si mos te njohin 1 shtet qe ka qene i ozurpu si ata?!
nejse,
Kosova dhe pa njohje me mire se ne eshte! ?

Serbia mbahet si pasardhese e Jugosllavise dhe te keto vendet e treta ka ndikim te madh sepse dikur ka qene njefar organizate e quajtur ‘liga e te painkuadruarve’ ku Jugosllavia ka pasur rol udheheqes. Shto ketu edhe pazaret tjera te Serbise si heqja e vizave per keto vende, bursa per studentet, mito nen dore etj etj.

Nga ana tjeter ne jemi ne gjume ne dekaden e fundit. Vend i kapur nga disa pushtetar hajna qe Kosoven e mjelin si lopen mengjes darke.

Tani ka pak me shume shprese me qeverine e re por as keta nuk eshte se e kane ndonje shkop magjik. Duhet kohe.
 
Back
Top