Gabimet që duhen shmangur

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0515180347737_m.gif


Manuale se çfarë duhet bërë nuk ka. Por për të shmangur që ballafaqimi të shndërrohet në një ndeshje, është themelore të mos biem në disa gabime.
Ekspertët kanë arritur në përfundimin:

* Mos gjykoni rregullisht në lidhje me të shkuarën, përqendrohuni në pikën e diskutimit dhe bini në ujdi.
* Mos i gjykoni vetëm negativisht sjelljet e tjetrit. Përpiquni të shikoni mundësitë.
* Mos thoni vetëm ‘Kështu nuk është në rregull’, por sugjeroni një alternativë. Për shembull, mendoni për mirëqenien e çiftit dhe mos u përqendron i në pikëvështrime egocentrike. Përmbylleni çdo diskutim me një projekt .Mundësisht kthejuni argumentit kur të keni qetësinë e nevojshme.
* Mos idealizoni pavarësinë tuaj. Ta theksosh shumë, do të shotë ta shndërrosh në largim.
* Mos u mbështetni në zakone: vlerësoni qëndrimin tuaj në mënyrë objektive.
* Mos e poshtëroni kurrë partnerin përpara personave të tretë.
* Mos hyni në garë me partnerin, sukseset e tij duhet t'i shihni si nxitës dhe jo duke u treguar ziliqarë.
* Mos harroni kurrë që çifti jeton nga erosi dhe që është shumë e rëndësishme ta mbani pranë.
* Mos i vetëcensuroni nevojat tuaja psikologjike ose ****uale, por shprehin i haptas.
* Mos kini frikë nga emocionet negative: janë edhe ato pjesë e marrëdhënies.
* Mos lejoni miqtë dhe të afërmit (përfshirë edhe fëmijët) t'ju bezdisin dhe fusin hundët: çifti ka nevojë për hapësirë tërësisht të tijën.
* Mos e vini kurrë partnerin përballë përjashtimit. Një zgjidhje e sforcuar mund të lërë pas jush një varg frustracionesh. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top