Gabi (thrift/second hand shop)

Yellow Redhead

angels walk among us
V.I.P
Gabi, ose sic quhen ndryshe dyqanet ku shiten rroba / kepuce / aksesore te perdorur. Ne Shqiperi ne fakt vetem kohet e fundit kane filluar te behen dyqane se zakonisht i gjenim neper cepa rrugesh me thase.

A blini te gabi ?

Apo i percmoni ata qe blejne veshje te perdorura? (kam degjuar dhe te tille plot)


Dini ndonje vend te tille te mire ne Tirane? (me dergoni directions me PM :p )

Ja i pari thrift shop (se ngjan me cool po ta shkruajme kshu) i bere publik ne Tirane
936920_481774898560669_922341990_n.jpg



Mund te gjesh gjera te bukura e, :D dhe lire

po doni ta tregoni dhe gjene me te bukur qe keni gjetur te gabi, me foto mundsisht :)
 
Titulli: Gabi (thrift/second hand shop)

Ku ble shqiptari te gabi... ca thu o shpirt.
Ne vetem D&G, Loius Vuitton, Prada dhe Gucci sepse edhe pse skemi buk me henger na pelqen te dukemi :D

Ktu jan Mercatino dell'usato (markata e gjerave te perdorura) qe jan magazina me cfare do lloj gjeje te perdorur (pajisje elektronike, mjete guzhine, filma, mobilje, lodra, rroba etj etj ) dhe kur kam koh te lire i frekuentoj por jo per veshje... me shume kerkoj gjera te vecanta per shtepine qe kur i sheh thua : " E DUA DHE PIK".
 
Titulli: Gabi (thrift/second hand shop)

Nuk para blej rroba të përdorura.. por përdor shumë "brocante" që janë treg për mobilje, libra, tablo pikturash etj etj të përdorura dhe të vjetra .. për më tepër që jam e apasionuar pas të vjetrës dhe të rrallës..
 
Titulli: Gabi (thrift/second hand shop)

Nuk mbaj mend te kem blere ndonje gje tek Gabi, as s'ja dija emrin sinqerisht, mbaj mend qe
kaloja tek harixhinjt hidhja nje sy, po sa futesha dilja me vrap se si duroja dot kur bertisnin lol

Gjithsesi tek fotoja qe ke sjell ti Yelli, me pelqen ai shalli (ne mos gaboj se kshu me duket)
me Yin e Yang..a do ma blesh moj e te jep leket pastaj :D


sba02a.gif
 
Titulli: Gabi (thrift/second hand shop)

Kur kam qene e vogel, vetem me rrobat e gabit jam vesh. Kur u largova nga Shqiperia, e kapem i çik veten dhe s'para ble me ne second hand shop. :P Arsyeja: s'kam nerva te rri te kontrolloj per gjera kur jane rremuje. Megjithate, mami im qe ka nerva i frekuenton shpesh second hand shops dhe me gjen ndonje gje te mire dhe ma sjell ne shpi. Per shembull, kam 1 pale kepuce Gucci te blera ne second hand.
S'ka pse ti percmosh njerezit qe veshin te perdorura se ne ca raste, rrobat qe gjen ne second hand shop jane edhe te paveshura fare dhe me etiketa...ose ka raste qe pasaniket i blejne, i veshin njehere dhe i cojn ne second hand shop.
 
Gabi thote 😂😂
Nje gje eshte e sigurte, "Gabi" eshte 100here me cilesore se 95% e dyqaneve qe shesin rroba sot, e jo vec cilesore por dhe me i shendetshem sesa plastika e materialet sintetike qe po ti shkundesh ne diell bien copeza si debora nga to e normalisht ne gjate gjithe kohes qe i kemi ne trup i thithim ato substanca.
Materialet qe perdoreshin para 2/3 dekadash skane lidhje 0 me ato sintetike te sotshmet.
Ndaj "Gabi" per ata qe kuptojne ka noten 11 se 10 eshte pak.
 
Më kujtohen të shtunat shpesh me tezen time, mami im shkonte gjithmon me të sepse ishte mjeshtre per me kontrollu te dengu 😂
Unë bëhesha në gjëndje të fikti, sa herë më binin të fiktë kur mendoja gab vap e lecka 😂
Por ça nuk gjente, e tmerrshme.
Une tani me çfare shof në dyqane cilësia përtok e copave, çmime stratosfer.

Kam shkuar para disa vitesh te një dyqan i madh që bëhet dy herë ne vit ku jetoj unë, Vinokilo është në gjith Europen si treg dhe me periudha spostohet neper shetete e qyetete, aty bleva tre funde lëkur 50€ të treja, me peshë, lëkur e dikurshme që sot e kan vleren rreth 1000€ 1 fund.
S’eshte aspak turp të blesh second hand, bëjm mirë planetit në rrethin tonë të vogël, blen gjera me cilësi dhe jep jetë rrobave sendeve akoma të mira.
 
Back
Top