Disa dëmtojnë ADN-në”
Studimi i publikuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences”, sugjeron se këto substanca mund të luftojnë kancerit, por janë të dëmshme në kurimin e patologjive të tjera
Fruta të kuqe, pjeshkë, kajsi: lëngje frutash ka pafund, por vetëm disa prej tyre përmbajnë vitaminat A, C, E, antioksidantët që eliminojnë radikalet e lira që prodhohen nga trupi ynë. Antioksidantët, substanca të gjendura në ushqime të ndryshme nga kanella deri te boronica, mund të largojnë radikalet e lira, që janë bashkime të paqëndrueshme me natyrë kimike. Kjo ndihmon në shmangien e shumë sëmundjeve, si dhe në luftimin e kancerit.
Gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit substancat që rrallojnë ose parandalojnë oksidimin e substancave të tjera janë konsideruar si zgjidhja kundër plakjes, ose “mjete” biologjike të padëmshme që janë të afta të eliminojnë molekulat e quajtura radikale të lira, të cilat shumohen nga stresi dhe mund të dëmtojnë qelizat e trupit pa dallim.
Mirëpo, në natyrë realiteti ka gjithmonë dy fytyra. Kështu, studiuesit e pesë qendrave amerikane të studimit “National Institutes of Health” kanë treguar se jo të gjithë antioksidantët të bëjnë mirë: disa prej tyre dëmtojnë ADN-në dhe i shkatërrojnë qelizat në vend që t’i mbrojnë. Në studimin e publikuar në numrin e marsit të “Proceedings of the National Academy of Sciences”, shkruhet se këto aftësi mund të vlejnë në luftën kundër kancerit, por mbetet ende i pazgjidhur problemi i antioksidantëve “të dëmshëm” në kurimin e gjithë patologjive të tjera.
“Në fakt, ka qenë një surprizë, megjithatë do të duhen studime të tjera për të kuptuar se deri në ç’masë antioksidantët janë të rrezikshëm për njeriun, duke qenë se deri tani efektet e tyre janë provuar vetëm në disa qeliza”, thotë drejtori i studimit, Kyungjae Myung, punonjës në institutin “Genetics and Molecular Biology Branch del National Human Genome Research” (NHGRI).
Prej kohësh, një grup shkencëtarësh amerikan studion mekanizmat e ripërtëritjes së ADN-së dhe që prej 2008-s analizon dëmtimet qelizore duke vepruar me substanca natyrore kimike. Studiuesit kanë analizuar efektet e 4000 komponimeve, disa janë të pranishme edhe te barnat në treg, duke identifikuar në total 22 antioksidantë të aftë që të dëmtojnë ADN-në. Tre prej këtyre përdoren rregullisht dhe po studiohen për të kuruar sëmundjet kardiovaskulare, diabetin e tipit 2, osteoporozën dhe hepatitin kronik. Sipas studiuesve ishte vërtetë mbresëlënëse të zbuloje se jo vetëm këto substanca dëmtojnë ADN-në, por bëhen edhe vdekjeprurëse, duke shkatërruar ato qeliza që shkaktojnë çrregullimin. Zbulimi ka nxitur studime të reja dhe shkencëtarët që punon për këtë po përgatiten të studiojë deri në 300 mijë komponime të tjera.
Për shkencën, efektet e dëmshme të antioksidantëve te njeriu nuk janë një risi. Për shembull beta karoteni, është një substancë krejtësisht e padëmshme, prekursore e vitaminës A, dhe gjendet te spinaqi, karota e disa lloje frutash, por po të konsumosh më shumë se 7 miligramë në ditë rritet rreziku i kancerit në mushkëri, sidomos te duhanpirësit. Edhe marrja me shumicë e vitaminës E rrit me 17 për qind probabilitetin e kancerit në prostatë. Studimi është kryer në klinikën “Cleveland” duke ekzaminuar 35 mijë burra, më pas është publikuar në “Journal of the American Medical Association”.
“Kur radikalet e lira janë me shumicë, reaktiviteti i tyre i lartë ndaj antioksidantëve mund të dëmtojë rastësisht molekula si ADN-ja, proteinat e yndyrnat dhe t’u ndryshojë funksionimin, duke i shnërruar edhe ato në radikale të lira, si dhe duke nxitur një fenomen të quajtur ‘programimi i radikaleve të lira’”. Organizmi është në gjendje të prodhojë vetë një numër të madh të molekulash dhe enzimash antioksidante për të mbajtur nën kontroll radikalet, por nëse këta mekanizma dështojnë, shtimi i këtyre radikaleve mund të ndryshojë shumë funksionime të trupit.
Shumë studime kanë treguar se konsumimi i rregullt i frutave dhe perimeve shton sasinë e vitaminave në trupin tonë duke luftuar radikalet e lira.
“Gjithsesi, këto substanca mund të alternojnë ekuilibrat normalë qelizorë të trupit, por që rrisin rrezikun e vdekshmërisë, vështirë se mund të thuhet. Më duket një përfundim i ekzagjeruar dhe i nxituar, edhe pse rënia e plakja qelizore janë fenomene shumëfaktorialë. Për fat të mirë, sistemet e ripërtëritjes qelizore të një organizmi të shëndoshë janë shumë efikasë”, përfundon studiuesi.
B:G.shqip