Fyerjet për shqiptarët, Radio Shkupi: Nuk japim aktivitetet maqedonase

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
50691.jpg

SHKUP- Radio Shkupi, programi në gjuhën shqipe, ka informuar sot dëgjuesit e saj se për shkak të fyerjeve të vazhdueshme ndaj shqiptarëve nga ana e tifozëve maqedonas, ka vendosur që të mos tranmetojë asnjë aktivitet që kryen përfaqësuesja kombëtare e Maqedonisë, qoftë në futboll, basketboll, hendboll apo sport tjetër.

“Duke u nisur nga fakti se në vazhdimësi tifozët e reprezentacionit të Maqedonisë, pavarësisht se për cilin sport bëhet fjalë, qoftë hendboll, futboll, basketboll apo ndonjë sport tjetër ofendojnë shqiptarët në baza etnike, Radio Shkupi, programi në gjuhën shqipe ka sjellë vendim të mos informojë opinionin për çfarë do lloj aktiviteti që kryen reprezentacioni”,- njofton radio Shkupi.

Radio Shkupi në një njoftim të hapur i bën thirrje edhe mediave të tjera jashtë dhe brenda vendit që të mbajnë të njëjtit qëndimm me qëllim sensibilizimin e opinionit, sidomos shtetit, për të marrë masa të nevojshme, për të dënuar ata të cilët përdorin fjalorin e urrejtjes ndaj shtetasve shqiptar, me pretendimin se vetëm me një qëllim të tillë mund ti jepet fund këtij precedenti të pashembullt.
(el.me/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top