Futbolli botëror në zi, ndërron jetë Maradona

1606322289695.png

Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë. Shuhet legjenda argjentinase. Ylli i futbollist ka pësuar një arrest kardiak pasditen e sotme dhe fakteqësisht ka ndërruar jetë. Mësohet se Maradona po merrte veten pas ndërhyrjes kirurgjikale që kreu në kokë, por shëndeti i tij është përkeqësuar. Gjiganti Maradona ka pësuar arrest kardiak dhe pavarësisht përpjekjes së mjkëve për ta shpëtuar, nuk ia dalë dot mbanë. Lgjenda argjentinase mbylli sytë në moshën 60-vjeçare. Maradona pak kohë më parë ishte operuar në tru teksa duket se nuk ka mundur t’i rezistojë rekuperimit nga ndërhyrja. Këtë e kanë konfirmuar mediat argjentinase “Clarin” teksa shkruajnë se ai ka pësuar një arrest kardiak.

Lapsi

Maradona këtë muaj ishte operuar në tru teksa duket se nuk ka mundur t’i rezistojë rekuperimit nga ndërhyrja. Sipas mediave të huaja, legjenda e futbollit pësoi arrest kardiak teksa ishte i shtruar me aparatura në shtëpinë e tij.

Diego Armando Maradona vetëm 30 tetorin e kaluar festoi 60-vjetorin e lindjes, dhe duket se ishte ditëlindja e tij e fundit. U lind në Lanus të Buenos Aires, në një familje të varfër si djali i vetëm pas katër motrave. U rrit profesionalisht në Argjentinë tek Argentina Juniors dhe më pas bëri kalimin tek Boca Juniors, aty ku tifozët e shohin si ‘Zot’.

Më pas në vitin e largët 1982 Maradona kaloi tek Barcelona, Napoli, Sevilla dhe për t’u rikthyer më pas për ta mbyllur sërish tek ekipi i zemrës, Boca Juniors. Gjithashtu ai shkëlqeu në arenën ndërkombëtare me Argjentinën që e drejtoi edhe si trajner.

Së fundmi ai ishte trajner i Gimnasia de la Plata, ekipi i fundit me të cilin do të kishte të bënte. ”Djaloshi i artë” nuk do të jetë më mes futbolldashësve duke lënë një thesar të paçmuar në fushë dhe përtej. Shumë e konsiderojnë si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, teksa vetë ai si pasardhës të tij e konsideronte Lionel Messi-n.

Balkanweb
 
R.I.P
Ngushëllime familjarëve dhe gjithë sportdashësve. Një ditë e trishtë...
 
Kishte nofken "Dora e Zotit" per shkak te golit qe eleminoi Angline ne '86 e pastaj AI E SHPALLI Argjentinen Kampione Bote por ne fakt nofka e tij duhet te ishte "Kemba e Zotit".

U prehsh ne paqe Legjenda e futbollit boteror
 
Ohhh sa me vjen keq?

yll ka qen dhe do mbetet gjith jeten.
 
Ja cfare shkruan Artan Hoxha per Maradonen:

“Bota e futbollit pa ty, duket tmerresisht e zbrazet...Kampion, sa ishe gjalle i munde te gjithe, ty te mundi veç vdekja...”, kështu e mbyll statusin e tij Hoxha.
Postimi i Hoxhës

Lamtumire...Mbreti i Mbreterve te futbollit...
Askush para teje, askush mbas teje, nuk ka mundur te te konkuroje deri tani...

Je me i madhi qe kam pare te luaje futboll, dhe nuk kam pare pak, por nje pjese te mire te jetes sime.
Ishe me uniku, me rebeli, me revolucionari, me i dashuri dhe me i urryeri, ishe Che Guevara i futbollit. Ishe kunder sistemit, kunder boseve te FIFA-s, UEFA-s, serise A.

Ishe mbreti me i madh ne fushe dhe me i varfer jashte saj.
Mbete Mbreti i tifozeve te futbollit te vertete dhe popullit...
Te gjithe mbrapa, Mesi, Ronaldo e gjithçka prodhoi industria e futbollit, nuk do ta bejne dot kurre ate qe i dhe ti futbollit...

Une nuk jam nje tifoz argjentinas, perkundrazi...
Edhe pse kam filluar ta shijoj futbollin sapo Maradona doli ne skene..
Qe nga 1982, kur pashe per here te pare superskuadren e Tele Santanes, jam tifoz i thekur i Brazilit...
Por kam qene me shume fat, duke patur mundesine te shihja Diego Armando Maradonen te vallzoje ne fushe dhe te na inspiroje dashurine per sportin me popullor ne bote, futbollin...
Bota e futbollit pa ty, duket tmerresisht e zbrazet...
Kampion, sa ishe gjalle i munde te gjithe, ty te mundi veç vdekja....
 
Ne nje interviste ne 2014 Maradona thoshte qe kontaktet e para me kokainen i kam nis qe ne 1982, po ashtu thoshte qe kundershtaret kane pas gjithmone nje avantazh ndaj tij, "a e dini se cfare lojtari mund te isha bere nese sdo kisha perdorur droge gjate karrieres time", e mbyllte intervisten.
 

Maradona dhe Kamorra! Legjenda i lidhur edhe me Mafian​


n1111sn.jpg


Historia që bashkon Maradonën me Napolin fillon në verën e vitit 1984 dhe prej atëherë e deri më sot ajo është bërë një histori pasioni të pakushtëzuar.


Me yllin argjentinas, skuadra italiane, e cila deri atëherë kishte vetëm dy tituj në muze, preku qiellin dhe arriti lartësi të paimagjinueshme.
Në vitin 1987, 33 vjet më parë, ai fitoi ligën e tij të parë dhe të gjithë e kujtojnë atë si një arritje autentike pas dopietës (Liga dhe Kupa), një moment historik që më parë ishte kurorëzuar vetëm nga Torino, Juventus dhe Inter, kur qëllimi i ekipit napolitan ishte në thelb të shmangte rënien nga kategoria.
Kjo është arsyeja pse, edhe sot, askush nuk e kupton pse ai vendosi të nënshkruajë për një ekip kaq modest. Adhurimi që Napolitanët do të ndjenin për yllin Argjentinas mund të shihej që në momentin e parë, kur ai zbarkoi në qytetin jugor të Italisë nga FC Barcelona si kampion bote me Argjentinën në Meksikë ’86. Rreth 70,000 persona kënduan emrin e tij kur ai u paraqit në stadiumin mitik San Paolo më 5 korrik. Ishte fillimi i gjithçkaje, i një idhulli që do të shkonte përtej sportit.
Vetëm 23 vjeç, Maradona arriti si një hero në një qytet të varfër dhe të pashpresë që i kujtoi Argjentinën e tij të lindjes dhe se ai po kërkonte njëfarë gëzimi për t’u kapur për të harruar vështirësitë. Dhe pas dy sezoneve mediokre, ‘Pelusa’ iu përgjigj shpresave të vendosura tek ai. Më 10 maj 1987, Napoli u shpall kampion i Italisë pasi përfundoi i pari me 42 pikë, tre më shumë se Juventusi. “Napoli është shtëpia ime”, pranoi Maradona, i cili menjëherë refuzoi Milanin e plotfuqishëm të Silvio Berlusconi për dashurinë e fanellës blu.
Edhe kur titujt dhe gëzimet sportive u lanë mënjanë, Maradona mbeti Maradona në Napoli. Asgjë nuk kishte ndryshuar në lidhje me atë që u largua nga Barcelona.
Festat me drogë dhe alkool dolën në dritë. Media e trajtoi si skandal faktin që, me gruan e tij shtatzënë Claudia, ai u shfaq një tjetër grua që pretendonte se po priste fëmijën e tij. Një djalë që shumë vite më vonë do të përfundonte ta njihte. Për më tepër, nuk u fsheh që kishte lidhje me mafien dhe drogën. Në 1991 ai doli pozitiv për kokainë pas ndeshjes kundër Bari dhe ai u pezullua për 15 muaj. Për më tepër, emri i tij ishte gjithmonë i lidhur me atë të Kamorrës.



dbggcoveriii-1.jpg







Top Channel
 

Attachments

  • n1111sn.jpg
    n1111sn.jpg
    94.2 KB · Shikime: 0
  • dbggcoveriii-1.jpg
    dbggcoveriii-1.jpg
    181.8 KB · Shikime: 0
  • n1111sn.jpg
    n1111sn.jpg
    94.2 KB · Shikime: 0
  • dbggcoveriii-1.jpg
    dbggcoveriii-1.jpg
    181.8 KB · Shikime: 0
Nje gje nuk do ta harroj kurr kur Maradona e takoi Papen dhe ai ju anku qe ka shum varferi ne bote dhe duhen me ju ndihmu, Maradona i tha shite ket kupen e arit qe e ke dhe ndihmoj te varferit.
 
Ishte nje legjende. Misherimi i talentit se perpos veshtiresive te jetes arriti te behej nje nga futbollistet me te medhenj te te gjitha koherave. Talent, klas, fuqi. Ky ishte Maradona.
U preht ne paqe.I pa harrruar
 
Back
Top