Fushë-Krujë, 1 i vdekur dy të plagosur në aksident

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
39445_1.jpg

FUSHE KRUJE- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e parë të ditës së sotme në Fushë-Krujë.

Mësohet se nga përplasja e një një fuoristrade tip ‘Toyota’ me një trajler, ka mbetur i vdekur drejtuesi i fuoristradës, si dhe janë plagosur dy persona të tjerë.

Viktimë ka mbetur shtetasi Ervin Gjika, 21 vjeç, i cili drejtonte fuoristradën, ndërsa identiteti i të plagosurve që udhëtonin bashkë me të nuk bëhet i ditur. Ata janë transportuar drejt Spitalit Ushtarak, ku dhe po marrin ndihmën e parë.

Nga të dhënat e para të policisë, dyshohet se shkak i aksidentit ka qënë shpejtësia me të cilën lëviznin mjetet.

Mësohet gjithashtu se, polica ka bërë shoqërimin e drejtuesit të trajlerit.
(ma.ar/BalkanWeb)
 
Last edited by a moderator:
Back
Top