Fushë-Arrëz, grabiten 150 euro në filialin e "Western Union"

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

FUSHE ARREZ - Me thika grabisin filialin e "ثestern Union" në qytetin e Fushë-Arrëzit. Autorët janë dy 18-vjeçarë, të cilët u identifikuan dhe u arrestuan brenda dy orësh nga policia e Pukës. Ata rrëmbyen në brendësi të filialit një shumë prej 150 eurosh dhe 1 mijë lekësh, duke u larguar me shpejtësi, nga frika e alarmit të policisë. Ngjarja, sipas burimeve të policisë, ka ndodhur në orën 09:00 të mëngjesit të djeshëm, kur djem 18-vjeçarë të maskuar me nga një bluzë në kokë kanë hyrë në katin e parë të sportelit të bankës dhe me thika në dorë kanë kërcënuar punonjësit e bankës që të dorëzonin paratë. Në aksion e sipër dy vjedhësit kanë gjetur sipër tavolinave të punës një shumë prej 150 eurosh dhe 1 mijë lekë dhe i kanë marrë pa pritur sasi të tjera parash. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i punonjësve të bankës, të cilët lajmëruan policinë. Ka mjaftuar ky sinjal alarmi që qyteti i vogël të rrethohet nga të gjitha forcat e komisariatit të policisë së Pukës, me në krye shefin e komisariatit Gjin Lesi. Pas marrjes në pyetje të disa dëshmitarëve dhe kontrolleve të bëra policia ka prangosur dy 18- vjeçarët në shtëpinë e tyre. Ata janë Lulëzim Kolgjoka dhe Mikel Ndosha. Në cilësinë e provës materiale atyre u janë bllokuar paratë e grabitura dhe bluzat që i përdorën për maska. Dy të rinjtë nuk kishin më parë precedentë penalë dhe nuk ishin persona apo familje problematike. Prokuroria e Rrethit ka ngritur akuzën e grabitjes me dhunë për dy të rinjtë. Godina e filialit të agjencisë së transfertave të parave ndodhet në qendër të qytetit, afër rrugës nacionale. Vetë qyteti me pozicionin gjeografik që ka lidhet me dy anët dalëse vetëm me një rrugë, e bën të pamundur largimin e grabitësve
*Panorama*
 
Back
Top