Fushatë në rrjetet sociale: Izraeli dhe Palestina nuk janë armiq

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Fushata, e cila ka pushtuar rrjetet sociale, “Izraelitët dhe arabët nuk duan të jenë armiq” është bërë shumë e përhapur, duke u shoqëruar nga një foto simbol, ku një vajzë libaneze, Sulome, puth të dashurin e saj hebre me pankartën në dorë.

fusha1.jpg


Sulome është vajza e Terry Anderson, ish-shefi për Lindjen e Mesme i agjencisë së lajmeve “Associated Press”. Sulome shkruan në “Twitter”: “Unë e thërras habibi (dashuri) dhe ai më thërret neshama (shpirt). Jam e njohur me këtë konflikt, që u imponohet njerëzve të thjeshtë. Për këtë arsye, mesazhi ynë do të mbërrijë më i fortë se kurrë”, shkruan Sulome.

Fushta sensibilizuese ka pushtuar rrjetet sociale dhe kudo shihen bashkë të pozojnë me pankarta në duar, hebrenj dhe

palestinezë. “Ne nuk jemi armiq, thuajini ‘stop’ luftimeve në Gaza”.

Ideja për një fushatë virtuale, për të ndalur dhunën në Lindjen e Mesme, ka ardhur nga Abraham Gutman (izraelit) dhe Dania Darwish (siriane), dy studentë të “Hunter College” në New York. Në ditët e para të konfliktit, ata krijuan një faqe në “Facebook”, që filloi të bëhej shumë popullore, por tashmë nga e gjithë bota po mbërrijnë dëshmi, që përkrahin mesazhin për vendosjen e paqes dhe gjetjen e shpresës. / Top Channel

fusha2.jpg


fusha3.jpg


fusha4.jpg


fusha9.jpg

 
Pe: Fushatë në rrjetet sociale: Izraeli dhe Palestina nuk janë armiq

S'ikur gjaku të bëhej ujë, kaherë problemi
do të ishte zgjidhur.
Po këta, si duket as për së afërmi se kanë
kuptuar problemin.
Arafati, e shumë të tjerë kaluan një jetë
të tërë pa zgjidhur problemin, e këta
kujtojnë se me një puthje kryhet!

Në këtë botë, në përgjithësi, sa më shumë
është thirrur për PAQE, aq më tepër ka ndodhur
e kundërta.
Të thërrasim LUFTث, mos po ndodh e kundërta.......
 
Ky postim eshte ajo cfare une them tani e nje dekade!!
Mjafto te lexosh shkrime, gazeta etj te nje dekade me pare dhe aty e kupton qe asgje ska ndryshuar dhe sesi tallen me popullin qe e therrasin njerëzi por ne fakt eshte dele.
 
5 muaj gjenocid i pergjakshem... Jo jo.. izraeli nuk eshte armik
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top