Fushata e fuqishme kundër abuzimit të fëmijëve: Disa shenja nuk zhduken kurrë
Një organizatë joqeveritare gjermane, e quajtur “Pafajësia në rrezik”, ka si qëllim që t’i japë fund abuzimit të fëmijëve.
Këtë herë ajo ka kërkuar ndihmën e një agjencie reklamash “Publicis Pixelpark”. “Disa shenja nuk largohen kurrë”- është slogani i fushatës së tyre sensibilizuese kundër të gjitha llojeve të dhunës ndaj fëmijëve, përfshi këtu edhe abuzimin seksual.
Organizata në fjalë ka realizuar disa imazhe provokuese, që shfaq gjurmët e lëna nga duart e abuzuesve në trupin e fëmijëve. Fokusi nuk është që të edukojë vetëm prindërit, por edhe fëmijët e institucionet qeveritare, që të flasin me zë të lartë dhe të pranojnë se problemi është aty.
.g.shqip