Furgoni përplaset me një shtyllë, 2 të vdekur

LoSsT

VIP
V.I.P
Përrenjas, 6 mars 2014 - Dy persona kanë humbur jetën mesditën e sotme në një aksident tragjik në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë. Sipas policisë, një mikrobus me targë AA074AX është përplasur me një shtyllë. Ndërkohë nga aksidenti tragjik kanë mbetur të plagosur 12 persona.
Furgoni-i-aksidentuar.jpg
Mikrobusi me pasagjerët është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas ka përfunduar në një kanal. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Personat e plagosur janë nisur në spitalin e Librazhdit dhe drejt Tiranës, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe tre autoambulanca dhe tre mjekë kirurgë. Shkaqet e humbjes së kontrollit të automjetit ende nuk dihen.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
 
Titulli: Furgoni përplaset me një shtyllë, 2 të vdekur

wee sa keq,:(po pse nuk eshte rruga e mir aty
 
Titulli: Furgoni përplaset me një shtyllë, 2 të vdekur

Njesoj si lajmet per ushtaret Amerikane qe vriten neper Irak e Afganistan. Aq, 2-3-4 ne dite vriten dhe ata.
Edhe nje lufte konvencionale do ta kishte zili kete bilanc viktimash qe shkakton trafiku shqiptar...

Ngushellimet me te sinqerta per jetet e humbura!
 
Titulli: Furgoni përplaset me një shtyllë, 2 të vdekur

Ngushellime per familjet e viktimave.

P.S. Nuk u mesuam se nuk u mesuam te kemi kujdes ne komunikacion!
 
Back
Top