Fundjavë e freskët, javën e ardhshme vjen vera
10 ditëshi i tretë i muajit prill në vendin tonë rezultoi me luhatje të ndjeshme të kushteve atmosferike.
Por edhe fundjavën e fundit të muajit prill vendi ynë do të ndikohet nga afrimi i masave ajrore më të freskëta me origjinë atlantike, të cilat do të sjellin vranësira dhe reshje të pakta shiu në veri dhe zonën qendrore të vendit.
Kjo situatë meteorologjike do të shoqërohet dhe me rënie të ndjeshme të temperaturave, kryesisht ditën e diel ku në zonat malore nuk do t’i kalojne 16 gradë, ndërsa në zonat e uleta dhe bregdet do të arrijnë deri në 23 grade celcius.
Ndërsa fillimi i javës deri ditën e enjte parashikohet mot i qëndrueshëm me diell ku temperaturat e mesdites do të arrijnë deri në 25 gradë celcius, pra do të jenë në mesataren e muajit Maj.
/ Top Channel