Fundi i numerimit, rivalitet PD-PS

WxP

Staf në FV.AL
numerimi-dita3.2.jpg
Procesi zgjedhor maratone qe ka ngerthyer vemendjen e te gjithe shqiptareve ende nuk po nxjerr koalicionin fitues te 28 qershorit. Betejeta e ashper vazhdon ne qarqet e medha, nderkohe qe duket i veshtire ndryshimi i raporteve te mandateve ne Lezhe. Keto jane te dhenat e publikuara nga projekti i ECA-s dhe KRIIK, i mbeshtetur nga USAID, pas vezhgimit nga afer te qendrave te numerimit ne te 12 qarqet.

Berat

Ne 295 QV te numeruara ne Berat, 47.97 perqind e votave shkojne per socialistet, 26.67 perqind per demokratet, LSI ka marre 10.85 perqind dhe PR 5.14 perqind te votave.

Ne kete qark jane per t'u numeruar gjithsej 298 qendra votimi.

Diber

Partia Demokratike kryeson ne Diber pas numerimit te 313 nga 314 qendra votimi, me 48.92 perqind, ndaj 30.18 te PS-se. LSI ka marre 5.27 perqind, PLL 3.14 perqind.

Durres

Numerohen 349 QV nga 352 te tilla ne qarkun e Durresit. Deri tani kryeson PD me 45.7 perqind te votave, e ndjekur nga PS me 37.12 perqind te votave. LSI grumbullon 7.16 perqind te mbeshtetjes dhe PR 2.09 perqind.

Elbasan

Ne 548 qendra votimi ne Elbasan, 43.47 perqind e votave shkojne per socialistet, 37.26 perqind te votave per demokratet, LSI 4.46 perqind, PR 2.1 perqind.

Fier

Ne 466 kuti te numeruara ne Fier, 48.47 perqind e votave shkojne per socialistet, 31.39 perqind te votave per demokratet, per LSI-ne 5.85 perqind, PDI 2.62 perqind, ndersa per PR-ne shkojne 2.16 perqind te votave.

Ne kete qark duhet te numerohen gjithsej 488 qendra votimi.

Gjirokaster

Ne 285 QV te numeruara ne Gjirokaster, 45.98 perqind e votave shkojne per socialistet, per demokratet 35.69 perqind te votave, PBDNJ 4.97 perqind, LSI 1.96 perqind.

Ne kete qark do te numerohen 285 qendra votimi.

Korce

Gare e forte ne Korce ku nga numerimi i 416 QV-ve rezultatet jane:

Keshtu per PS kane shkuar 43.7 perqind te votave, per PD-ne 42.02 perqind te votave, LSI 3.39 dhe 1.73 perqind per PBDNJ. Ne Korce duhet te numerohen gjithsej 421 qendra votimi, nderkohe qe procesi po ndiqet hap pas hapi nga organizatoret e ECA-s dhe gazetaret ne KQZ.

Kukes

Kryeson bindshem Partia Demokratike ne numerimin e deritanishem te 216 QV-ve ne Kukes.

57.8 perqind e votave per PD-ne, 20.68 perqind per PS-ne, PSD 10.18 perqind dhe 3.03 perqind per republikanet.

Lezhe

Numerohen deri tani 235 qendra votimi ne Lezhe, ku do te dalin 7 deputete fitues.

Rezultatet e deritanishme tregojne se demokratet kane marre 44.19 perqind te votave, socialistet 30.38, LSI 3.42 perqind dhe PSD 3.16 perqind.

Ne kete qark duhet te numerohen votat ne 244 qendra te votimit.

Shkoder

Pas numerimit te 370 qendrave te votimit nga 413 gjithsej, ne Shkoder kryeson PD me 48.54 perqind te votave duke lene pas PS me 29.34 perqind, PDK 2.87 perqind dhe LSI 2.64.

Tirane

Numerohen 822 QV nga 826 te tilla ne qarkun e Tiranes. PD ka barazuar mandatet me PS, pak momente pasi kjo e fundit ia mori nje te tille demokrateve. Gjithesesi PS kryeson me 42.96 perqind ndaj 42.29 % te votave te PD. Nderkohe, LSI ka grumbulluar 4.65 perqind te mbeshtetjes, ndersa PR 1.59.

Ne qarkun e Tiranes do te dalin fitues 32 deputete.

Vlore

Numerohen 344 QV ne Vlore, prej nga ku do te dalin 12 deputete fitues.

Rezultatet e deritanishme tregojne se socialistet kane marre 44.57 perqind te votave, demokratet 28.12 perqind, PBDNJ 5.52 dhe PDI 4.61 perqind te votave.

Perqindjet e partive ne rang kombetar

PS 40.91 perqind
PD 40.01 perqind
LSI 4.81 perqind
PR 2.09 perqind
PBDNJ 1.19 perqind
PDI 0.95 perqind



TOP-CHANNEL
 
Me mire do ishte te themi numerimi pa fund .
S'jemi te afte te bejme zgjedhje te drejta ne shqiptaret dhe kjo eshte
nje e vertet e hidhur .
 
Vonesa ne numerim vjen dhe si pasoje e sistemit te ri te monitoruar pervec asaj qe ka dhe kontestime mes dy grupeve partiake ,,,nejse gjalle do jemi deri sa te numerohen.
 
Sa shum pritje prej te dieles, a po me gzoni me nje fitore te PD-se a jo :p:D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top