Fundi i një jete: Pikëpamja e një mjeku mbi abortin

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Fundi i një jete: Pikëpamja e një mjeku mbi abortin​

1658761094734.png
Nga Dr. Marc Siegel

Si mjek, unë e konsideroj si rolin tim kryesor zgjatjen e jetës dhe lehtësimin e vuajtjeve të njerëzve. Unë jam i lidhur me betimin e rabinit, profetit dhe mjekut të madh MoisiMaimonides, që tha dikur se nuk sheh tek një pacient asgjë më shumë sesa një krijesë tjetër që përjeton dhimbje.

Kjo është arsyeja pse u shqetësova shumë javën e kaluar, kur pashë një të afërmin tim të paralizuar dhe në gjendje gjysmë kome në një repart të terapisë intensive, të përpëlitej për jetën, teksa ishte lidhur me një ventilator, pavarësisht vuajtjeve të vazhdueshme dhe cilësisë zero të jetës.

Anasjelltas, jam i detyruar të kem një qasje tjetër ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë të SHBA në lidhje me rastin “Roe vs Wade”, një vendim që të paktën disa studiues të jurisprudencës besojnë se ishte i bazuar në një interpretim të rreptë të Kushtetutës, gjë që argumentojnë ata nuk i jep të drejtën automatike një gruaje – apo mjekut të saj – që të kryejë një abort.

Unë e pranoj se mund t’u jap pjesërisht të drejtë të dyja palëve në këtë debat. Kam parë aborte të kryera tek gratë, për të cilat e dija se jeta e tyre do të ishte shkatërruar nëse do t’i kishin mbajtur fëmijët, dhe që më u penduan për vendimet e tyre.

Unë e kuptoj që vendimi mbi çështjen “Roe vs Wade”, bazohej në të dhënat e autoriteteve mbi gratë që kishin kryer aborte të rrezikshme të kryera në mënyrë të paligjshme, pasi nuk kishin si t’i bënin ndryshe.

Por në të njëjtën kohë, jam i prekur nga fjalët e Ben Karson, neurokirurgut të famshëm – të kthyer tashmë në një politikan, që deklaroi në një intervistë disa vite më parë, se sapo kishte operuar një fetus dhe e shpëtoi atë, ndaj nuk mund ta shihte më kurrë një blastocist vetëm si një grumbull qelizash.

Feja ime nuk pohon se jeta nis që në ngjizjen e një shtatzanie, edhe pse në një moment një fetus bëhet një qenie e qëndrueshme. Koha se kur arrihet në këtë pikë – pra tek qëndrueshmëria – ka vazhduar të jetë subjekt i shumë debateve.

Dhe teknologjia mjekësore i ka ndryshuar perceptimet tona që nga viti 1973, kur gjykata dha vendimin e saj mbi çështjen “Roe vs Wade”. Ultratingulli na tregon një fetus të formuar me një zemër që rreh që në 3-mujorin e parë. Njëkohësisht, pilula e abortit RU-486 u ka ofruar që nga vitet 1980 mundësinë mjekëve dhe pacientëve të tyre për ta kryer abortin pa një procedurë kirurgjikale deri në javën e 13-të të shtatzanisë.

Kjo periudhë përfshin më shumë se 50 për qind të aborteve. Unë jam dakord me të. Ndërkaq, e ashtuquajtura qëndrueshmëri, me të cilën mund të mbash gjallë një foshnjë të lindur para kohe në një repart të terapisë intensive, ndodh në tremujorin e dytë (23 ose 24 javë).

Unë nuk jam dakord me abortet e kryera përtej kësaj pike gjatë shtatzënisë, përveç rasteve kur ka arsye të forta mjekësore. Unë nuk e di se ku qëndroj saktësisht në lidhje me abortin. Megjithëse si një mjek jo-obstetër, nuk ndihem komod me idenë për ta kryer vetë një të tillë, një pozicion që besoj se duhet respektuar. Njëherazi, nuk besoj se mjekët duhet të ndiqen penalisht për kryerjen e procedure të tillë.

Një gjë për të cilën jam i sigurt nga pikëpamja etike, është se një abort nuk duhet të kryhet kurrë në bazë të lehtësisë, apo për shkak të presioneve të jashtme mbi një grua, apo sepse një grua nuk mund të përballojë dot rritjen e fëmijës.

Një grua është përgjegjëse për trupin e saj, edhe kur është shtatzënë. Por në një moment, duhet të merret parasysh edhe jeta që rritet në mitrën e saj. Kini parasysh faktin që jetojmë në një vend ku spitalet shpenzojnë miliona dollarë çdo ditë për të mbajtur gjallë njerëz si i afërmi im, që nuk kanë asnjë qëndrueshmëri përtej mbështetjes artificiale. Sigurisht, ne mund ta shtrijmë këtë gjest edhe ndaj një fëmije të pa lindur, që nuk e ka parë jetën jashtë ngrohtësisë së mitrës.

Shënim: Marc Siegel, është profesor i mjekësisë në Universitetin e Nju Jorkut. / “The Hill” – Bota.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top