Fundi i llogarive me Serbinë apo qërimi i hesapeve brenda nesh

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Fundi i llogarive me Serbinë apo qërimi i hesapeve brenda nesh?



Mëkëmbja e unitetit politik, është i domosdoshëm, nëse duam që t’i dhëmë fund një Konflikti të madh politik me Serbinë, që nisi në vitin 1912, me okupimin e Kosovës.



Si përllogaritje e fundit, apo, si një pastrim i hesapeve të mbledhura për mbi një shekull të plotë, mund poashtu të definohet finalja e bisedimeve të Kosovës me Serbinë, që synohet të sjellë, edhe në bazë të një detyrimi ndërkombëtarë, Marrëveshjen ligjësisht obligative për normalizimin e marrëdhënieve në mes të këtyre dy shteteve.


Kosova dhe Serbia pas kësaj Marrëveshjeje, do të duhej të kishin ‘hesapet e pastëra’, për të gjitha çështjet. Për këtë shkak, përmbajtja e saj, duhet të jetë e qartë, precize, e sakt, duke iu shmangur formulimeve që shquhen me ‘dykuptimësitë pozitive’, që përdoren shpesh në diplomaci dhe në politikë.


Së paku në këtë aspekt, duket që nuk ka fort dyshime, dhe edhe më pak dallime në politikën kosovare çka duhet të arrihet me dialogun konkludues me Serbinë, i cili (dialog) në një mënyrë apo tjetrën, me pushime të shkurtëra, po zhvillohet tash e njëzet vjet.


Një herë, qëllimi kryesor i tij ishte që të ndalet lufta këndejpari, apo, që të ketë paqe të qëndrueshme në Kosovë. Autoritetet e atëhershme të Serbisë ishin kundër Propozimit të Grupit të Kontaktit për Marrëveshjen e përkohshme politike. Pasoi lufta e Paktit NATO për Kosovën. Paqja përkundër kundërshtimit të Serbisë, mbërriti në Kosovë, në qershorin e vitit 1999.


Pastaj, synimi themelor i negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë, në vitet 2005-2007, ishte që të definohej statusi i Kosovës. Serbia sërish ishte kundërshtare e statusit të ofruar nga Presidenti Ahtisaari (‘pavarësia, fillimisht e mbikëqyur ndërkombëtarisht’). Megjithatë, edhe pse Beogradi atëbotë nuk u pajtua, Kosova në shkurtin e vitit 2008 shpalli pavarësinë dhe u bë shtet i pavarur.


Më në fund, që prej vitit 2011 e këndej, në vijim të një Rezolute të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (shtator, 2010), BE-ja është në ballë të bisedimeve të cilat do të duhej të merrnin trajtën e tyre përfundimtare në këtë vit (apo më së largu, në vitin vijues), me një Marrëveshje e cila nuk ka si të mos i merr parasyshë rezultatet e arritura në dy ndërmarrjet e mëparme ndërkombëtare që e bënë Kosovën një herë me paqe, pastaj me shtet.


Kanë qenë dy tipare apo edhe kualitete shumë të rëndësishme, të cilat Kosova i ka pasë në Konferencën e Rambouilletit dhe në Procesin e Vjenës, të cilat megjithatë, në një masë kanë qenë të pranishme edhe në bisedimet e Brukselit, së paku në vitet 2013, 2014.


- Së pari, nuk ka pasë dallime sa i përket synimeve kryesore të negociatave me Serbinë, në mes palës kosovare dhe asaj ndërkombëtare, mbi të gjitha, me SHBA-në.

- Së dyti, ka pasë vullnet të sinqertë të kryeprotagonistëve politikë shqiptarë të Kosovës, për të qenë së bashku, një herë në Delegacionin e Kosovës në Rambouillet, e pastaj edhe në Ekipin e Unitetit në Vjenë, sepse edhe këtu, nuk ka pasë kurfarë dallimi në mes liderëve dhe subjekteve politike për qëllimin final të dialogut me Beogradin.


Mëkëmbja e këtij uniteti politik, është i domosdoshëm, nëse njëmend duam që t’i dhëmë fund një Konflikti të madh politik, historik dhe ushtarak me Serbinë, që nisi në vitin 1912, me okupimin e Kosovës nga Serbia. Do të ishte gabimi më i madh i mundshëm nëse kjo faza finale e dialogut të pashmangshëm me Serbinë, e cila pra duhet të kryhet me mbylljen e të gjitha llogarive që i kemi trashëgimi nga e kaluara, do të shfrytëzohet në këtë politikën kosovare, për qërimin e hesapeve brenda kësaj politike.


U pa zatën edhe me rastin e Ratifikimit të Marrëveshjes kufitare me Malin e Zi, që vetëm kur u tejkalua përplasja e brendshme politike, kur u krijua një unitet politik, ishte e mundur që ta miratojmë këtë Marrëveshje në Kuvendin e Kosovës. Natyrisht, situata e dialogut me Serbinë, nuk ka si të krahasohet me raportet tona me Malin e Zi, për të cilat, edhe kur bëheshim lëmsh e tym (gaz lotësjellës dhe gaz i Botës), të gjithë ne thonim që janë shumë të mira.


Situata me Serbinë është diametrialisht ndryshe. Poashtu, për këtë vlerësim saora mund të krijohet një pajtim i të gjithë politikanëve dhe partive politike në vend. ثshtë përgjegjësi, detyrë dhe barrë e këtij brezi të shqiptarëve të Kosovës, t’i shkojnë deri në fund këtij kapitulli shumë të rëndë, të gjatë dhe tragjik me Serbinë. Kjo logjikë duhet të mbizotërojë tek të gjithë ne.


Autor: Blerim Shala
 

une jam per tiu dhen fund llogarive.... edhe as asgje me ata te bashkelidhim më. :D


//me qeshet nganjeher, por jam shum serioz ne at qe them. //
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top