Kresha
A pretty face can never trick me
Fuad Ramiqi, kosovari i vetëm i cili gjendej në anijen që ishte sulmuar nga komandot izraelite është kthyer në Kosovë. Dhjetëra qytetarë, miq e familjarë ishin mbledhur në Aeroportin e Prishtinës për ta pritur. Në një konferencë për shtyp ai ka shpjeguar se si kishte ndodhur e tërë ngjarja.
Ramiqi ka thënë se i është bashkangjitur këtij misioni humanitar për t’i dalë në ndihmë popullit palestinez, popull ky i bllokuar prej vitesh. Ai ka thënë se në orën 4 e 13 minuta të mëngjesit të 31 majit është sulmuar konvoji në të cilën ndodhej edhe ai. Ramiqi ka shpjeguar se janë kidnapuar dhe për 24 orë të tjera kanë qenë nën presionin e tytave të armëve të njësive “Delfin” të komandos së ushtrisë izraelite. Fuad Ramiqi nuk ka lënë pa kritikuar institucionet e Kosovës të cilat, sipas tij, nuk kanë treguar fare interesim për rastin që ka ndodhur. Ai e ka quajtur veten jetim në mesin e përfaqësuesve të 32 shteteve, sa kishte në përbërje të misionit humanitar që dërgonte ndihma në Gaza. /koha/