Fuga: Gazetarët i prish media, median e prish politika! Analistët kanë krijuar stanjiacion

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Fuga: Gazetarët i prish media, median e prish politika! Analistët kanë krijuar stanjiacion (VIDEO)​

1654878311659.png
Akademiku Artan Fuga kritikoi në MCN Live disa nga raportimet në mediat shqiptare mbi tema të ndryshme, duke u shprehur se “gazetarët i prish media, kurse median e prish politika”. Teksa u ndal te raportimet mbi “Ballkanin e Hapur” Fuga tha se në mediat shqiptare nuk u sqaruan 4 marrëveshjet dhe nuk pati reporterë në Shkup, ku u zhvillua takimi.

Mund të ketë mendime nga më të ndryshmet, raportime nga më të ndryshmet. TV mund të kenë modele të diversifikuara, por ajo që dua të them është që flitet që janë miratuar apo dakordësuar 4 marrëveshje me import-eksportin e mallrave, njohjen e diplomave, turizmin dhe kulturën. Unë nuk është se jam kritik ndaj hapjes së vendeve të Ballkan. Gjeni një raportim për marrëveshjen e njohjes së diplomave, unë nuk kam gjetur. Gjeni ju çfarë ka marrëveshja për shkëmbimet kulturore, apo gama e mallrave që do ketë tarifa të reduktuara. Nuk informon qeveria, nuk informon media, nuk ka gazetarë të akredituar pranë samitit që është shumë i rëndësishëm në Shkup. Nuk ka diskutime në komision, me ekspertë, dhe ne flasim për çështje të përgjithshme, është i mirë, s’është i mirë ‘Ballkani i Hapur’! Lavrovi e tha atë në këtë apo atë kuptim, është peshkaqen i diplomacisë! Ne kemi gazetarë të diplomuar që janë të shkëlqyer. Shpesh nuk dallojmë dot median nga gazetarët. Gazetarët i prish media, kurse median e prish politika. Po të lihen të lirë gazetarët unë e di çfarë bëjnë ato djem dhe vajza të rinj sepse i njoh i nga afër. Ka një kontekst të tërë problemesh. Çdo të thotë të bësh një raportim? Duhen çuar dhjetëra korrespondentë në Shkup që të qëndrojnë atje me ditë të tëra, do paguhen dieta, qëndrime. Në qoftë se një media funksionon me parimin që jam kompani private, dhe ç’bën një kompani private që shet peshk, do kem shpenzime sa më të ulëta dhe ta shesë sa më shtrenjtë. Ky është parimi i parë i tregut por ne media s’shkon. Për shkak të mbijetesës në treg, malli, informacioni është i nivelit të ulët, dhe qytetari ngopet me propagandë. Audienca mësohet me këtë propagandë dhe fle mbi të”.
Duke folur mbi analistët, Fuga e konsideroi rolin e këtyre të fundit si të rëndësishëm, por vuri në dukje se ata kanë krijuar stanjiacion dhe e marrin ushqimin nga politikanët.

Analistët janë një urë lidhëse jashtëzakonisht e rëndësishme midis audiencës dhe informacionit që media ka për detyrë ta japë. Që informacioni të shkojë si duhet, audienca duhet ndihmuar. Kjo është detyra e analistit ta klasifikojë informacionin, të shikojë anë të errëta. Ata grijnë nëpër studio, po do grijnë se debat është. Teoricienët e medias thonë që analisti duhet të zërë vendin e qytetarit. Dallon eksperti nga analisti. Analisti duhet të jetë i gjithëditur. Analistët kanë krijuar një stanjiacion, janë po ata. Ata e marrin ushqimin nga politikanët, nuk marrin informacione nga institute kërkimi të pavarura, nga autorë. Ata bëjnë atë lojën e vogël politike, nga një këndvështrim shumë partiak, të ngurtësuar. Mbi të gjitha s’ka të dhëna të plota dhe të marrë nga shumë burime. Ushqehen me informacion të sipërfaqshëm dhe nuk na japin atë që duam”.
Lidhur me raportimet mbi kopshtin zoologjik, Fuga kritikoi faktin që bashkia nuk kishte shpjegime apo informacione mbi speciet. Fuga renditi si probleme të medias shqiptare peshën e madhe të reklamës, si dhe format e tejkaluara të pronësisë.

Bashkia e Tiranës duhet të publikonte komunikatat për media, sa kushtoi, sa është bileta, nga vijnë kafshët, sa janë të vaksinuara, si ruhen, si kujdesen për to, parametrat e tyre. Unë kam një pyetje, sa ato kafshë në kopshtin zoologjik përfaqësojnë larmishmërinë e faunës shqiptare? Në kopshte zoologjike anembanë botës, në çdo pjesë të territorit ku qëndron një kafshë, shpend, vihen të dhëna, përshkrime, pesha, ushqimi, informacione për specien. Gazetari s’do shkojë atje të bëjë studime zoologjike, nuk është studiues. Ne i ngatërrojmë statuset në shoqëri, gazetari, kameramani, analisti, eksperti. Për rastin e kopshtit zoologjik mund të ketë çështje të errëta dhe gazetari e media është mësuar që agjencive të rëndësishme publike, si bashkia, qeveria, më shumë i bën marrëdhëniet publike, i paraqet anët pozitive, dhe e ka të pamundur të bëjë një vështrim kritik. Kishin marrë fotografi pse luani është pa dhembë. Gazetari me këtë merret, do të thotë ose është i vjetër, ose është marrë nga kafshë cirku, ose ka një sëmundje. Gazetaria s’është të tregojë ato që duken, por të shohë atë që nuk duket. Më duhet të di, do kemi një kopsht zoologjik kryesisht me kafshë të buta. Sa është raporti mes kafshëve që përfaqësojnë faunën e Shqipërisë, Ballkanit, apo stepave, shkretëtirave? Gazetari nuk ka frikë, nëse është i mbrojtur mirë nga hierarkia e lajmit apo informacionit në kompaninë e tij mediatike, mund të bëjë çudira. I njoh nga afër, që ka djem dhe vajza që kanë mbaruar Gazetarinë, 10 për qind e tyre kanë aftësi të jashtëzakonshme. Problemi është a e lë hierarkia dhe a është i kënaqur pronari apo jo. Media atje ku merr reklamë nuk bën raportim kritik. Në qoftë se brenda një muaji, një TV i madh shqiptar jep 5000-6000 minuta reklamë, ku janë dhjetëra reklama nga fusha të ndryshme, a e kuptoni sa e ngushton mundësinë për kritikë. Një nga problemet që ka media shqiptare është që pesha që vjen nga reklama është shumë e madhe, nga ajo që do vinte nga fakti se është qytetari që mund ta paguante informacionin. Format e pronësisë janë të tejkaluara, janë pronësi familjare, ndërkohë që njihen kompanitë me aksione, me aksione në bursë, media që u përkasin shoqatave, dhjetëra investitorëve me kontribute publike, që s’i shohim në Shqipëri dhe kjo bën që gazetari të ndihet i ndrydhur. Sa janë raportimet e gazetarit shqiptar që bëhen drejtpërdrejt nga terreni Live, do të shihni që janë minimale. Imagjinoni sa pak janë transmetimet Live nga teknologjitë e reja të informacionit. Organizimi i kompanive televizive nuk e lejon sepse pengon fjalën, pengon informacionin. Po të isha në TV tuaj dhe të vinte gazetari me kronikë, që z.Kryeministër tha kështu apo ashtu, s’do t’ia pranoja. Përgjegjësinë ia vë hierarkisë. Ne jemi shoqëria e medias, por jo e informacionit. Kemi shumë media, por pak informacion”.
 
Sprintieri gjeneral
Më duket shumë e çuditshme kjo ideja, ky projektligji a ku e di, që një kampion në sporte, në nivel Ballkani, Evrope, Bote, bëhet automatikisht kolonel i ushtrisë dhe merr pagën e kolonelit deri në pension!
Si më duket sikur militarizon sportin dhe fiskulturon ushtrinë!
Nuk ka dyshim që sportistët tanë, kampionë duhet të marrim një shpërblim të majmë nga shteti, por nuk është parë në botë që automatikisht të gjithë kampionët, me ligj, të bëhen oficera të lartë dhe të, kenë rrogë nga shteti për të gjithë jetën.
Shpërblimi sikurse trajtimi i tyre duhet të jetë dinjitoz, jo thjesht kur e arrijnë rezultatin, por edhe përpara. Se kur shohim këta sportistë që dalin të vetmuar kampinonë, të vetmuar si Tarzanë nga xhungla, pa ekipe dhe pa klube pas tyre, të merr lemeria.
Kjo është drama e tyre dhe e çdo të riu me talent që dëshëron të merret me sporte atletike. Ku janë klubet, sa investon shteti, ku është ndihma për talentet e reja sepse ata që dalin kampion bote çdo vend na i merr po i lamë rrugëve.
Nuk është se edhe ushtria jonë e lavdishme nuk ka nevojë për kampionë. Të tillë mund të jenë të vlefshëm për stërvitjet e ushtarëve dhe sidomos të oficerëve.
Dakord.
Por, një ligj që e bën çdo kampion kolonel a gjeneral, më duket absurd!
E para, sepse nëse shteti e lidh ndihmën dhe shpërblimin e tij për kampionin me kusht që ky të vishet ushtarak, kjo i shkel atij rëndë të drejtat e tij si qytetar dhe njeri. Nëse një ditë përshëmbull do të dëshironte t'i kthehej jetës civile, pra të zhvishej, do të humbiste të gjithë shpërblimin!!!
Shpërblim me kusht, dhe çfarë kushti se!
E dyta, kjo militarizon të gjitha talentet e sukseshme. Je talent që ke arritur sukses, bëhesh kolonel do ose nuk do.
E treta, ka atletë që mund të jenë të shkëlqyer Por mund të ketë pacifistë, ose që nuk duan të qendrojnë në Shqipëri për disa vite, që mund të mos kenë arsimin e duhur për të qenë ushtarak, si mund të bëhen automatikisht njerëz me uniforma.
Po marr një shembull kot: Një kampion për një gabim të dikurshëm ka bërë ca muaj burg. Kjo nuk e pengon të bëhet kampion, por kolonel sikur nuk bëhet dot!
Ndërkaq, e thamë, atleti gjigand, apo gjigande, meritojnë shpërblime që mund të llogariten si të majme, dinjitoze, por në parim nuk mund të marrin rrogë koloneli a rreshterri për gjithë jetën, pa punë, por thjesht për një sukses që kanë arritur dikur. Kjo nuk është në përputhje as me kushtetutën as me moralin njerëzor, nuk vlen as si shembull për të rinjtë. Përkundrazi u thotë atyre që po arrite një ditë sukses në jetë, atëhere mund të flesh gjumë gjithë jetën, se të bëjnë deputet, kolonel, nëpunës, kryetar partie dhe aty mund të plakesh deri në fund, pastaj edhe të marrëdhe pensionin që të del prej andej.
Pse të militarizohet merita!
Pse të lidhet shpërblimi i suksesit të madh me emërimin në nëpunësi shteti, për një vend pune që nuk ka të bëjë fare me aftësitë e tua për atë punë.
Se psh. mund të jesh ruajtës i mirë i kutive të votimit, trafikant votash, por kjo meritë nuk ka lidhje me aftësinë për të qenë drejtor drejtorie, shef departamenti, nënkryetar bashkie, etj.
Një atlet i shkëlqyer jo medoemos është një kolonel, kapiten, a kapterr i mirë.
Kjo më kujton kohën e ushtrisë të gjeneral Beqirit, Petritit, që kur shihnin ndonjë sulmues të mirë, a ndonjë basketbollist të hajrit, çfarë të bënin të shkretët, i çonin magaziniera ushtrie në ndonjë repart ushtarak.
Kot sa për të marrë rrogën!
Shpërblim dhe trajtime të mira për kampionët tanë, por që çdo atlet, ngritës peshe, boksier, hedhës shtize, etj., të bëhet kolonel - kjo do të thotë t'u shkelësh të drejtat e tyre qytetare!
Si shumë simbole militarizuese propagandohen këto kohët e fundit! Eshtë bërë vërtetë shqetësuese!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top