Fuad Ramiqi, kosovari në karvanin e sulmuar humanitar

  • Hapësi i temës Hapësi i temës Ado
  • Start date Start date

Ado

FISEBILIL-LAH
Fuad Ramiqi, kosovari në karvanin e sulmuar humanitar
Fuad Ramiqi, zyrtar i LDK-së, është shqiptari nga Kosova që ka qenë në një prej anijeve të sulmuara nga forcat izraelite, mëson KTV-ja. KTV ka konfirmuar se Ramiqi ka qenë në Turqi, dhe prej aty ka hipur në një prej anijeve në rrugë për të dërguar ndihmat. Ende nuk është rënë në kontakt me Ramiqin.

Një shtetas i Kosovës është pjesë e karvanit humanitar, i cili është sulmuar nga forcat detare izraelite në ujërat ndërkombëtare në afërsi të Izraelit, njofton agjencia e lajmeve INA.

Lajmi bëhet i ditur nga Mersiha Smaljoviq në Shkup, e cila ka siguruar të dhëna nga i fejuari i saj Jasmin Rexhepi dhe nga ana e Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

Më herët u publikuan edhe emrat e shqiptarëve tjerë nga Maqedonia të ndodhur në karvanin humanitar të sulmuar nga forcat detare izraelite. Emrat e tyre janë: Sead Hasipi nga fshati Sllupçan i Kumanovës, Jasmin Rexhepi dhe Sali Emin nga Shkupi, ndërsa emri i shtetasit të Kosovës ende nuk dihet.

Emrat u publikuan për agjencinë e lajmeve INA nga Mersiha Smajloviq, e fejuara e njërit nga shtetasit e Maqedonisë. Ajo ka theksuar se është njoftuar për incidentin dhe ka kërkuar nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë që të bëjë notë proteste kundër Qeverisë izraelite lidhur me këtë incident.

“Ne jemi të shqetësuar për këtë incident dhe kërkojmë që të dënohet publikisht ky atak ndaj një misioni humanitar. Siç më kanë njoftuar helikopterët ushtarak izraelit kanë sulmuar dy anije transportuese, të cilët tashmë konsiderohen të fundosura në karvanin prej disa anijeve që po afroheshin drejt Rripit të Gazës”, ka theksuar Smajloviq për agjencinë e lajmeve INA. /INA/Zëri/
 
Titulli: Fuad Ramiqi, kosovari në karvanin e sulmuar humanitar

Per kosovarin dhe tre shqipetaret e maqedonis .....Mepar duhet ti ndihmojm luftaret e liris pastaj te dalim e te shkojm aq larg per te ndihmuar.....

Apel për ndihmë
Publikuar më 31 maj, 2010


Deklaratë mbështetse.

Pas transmetimit në një nga emisionet e RTK-së për gjendjen e Invalidit te Luftes, Ushtarit të Lirisë z. Rexhep Ajeti,
Kryesia e degës së PDK-së për Gjermani muar vendim për ta ndihmuar Ushtarin në fjalë, dhe fton antarët dhe simpatizantët e vetë, si dhe gjithë bashkatdhetarët tanë që të përkrahin dhe ta ndihmojnë ish-Ushtarin e UاK-së Rexhep Ajeti.


Rexhep Ajeti ka Lind me 20.05.1980 në Lipjan, ka marrë pjesë në tri Luftra, në Kosovë, në Luften në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc si dhe në Maqedoni, ku dhe e humbi këmbën e djathtë. Atijë i duhet një Protezë për të pasë mundësi të lëvizë në Këmbë të veta, dhe për këtë i duhet ndihma e jonë. Kjo Protezë është shumë e domosdoshme për Jetën e Tij, dhe do t'i kushtojë 33,000 Euro.

Gjirollogaria Përsonale e Ushtarit është:
Rexhep Ajeti Procredit Bank 1110474962000187
Kurse në Gjermani mund të drejtoheni te Nënkryetari i degës z. Ramadan Mexhuani.
Tel. 017637287761

Ta përkraësh dhe ta ndihmosh Rexhep Ajetin, është më shum se një ndihmë Humanitare, është një obligim Kombtarë.

Kryesia e degës së PDK-së për Gjermani,
Kryetari Sadri Lataj

/Albaniapress/
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Fuad Ramiqi, kosovari në karvanin e sulmuar humanitar



qka ka lidhje Fuad Ramiqi ktu me kto te lendumin .

gjynah per to amo let shkon let ja jep voten hashim thacit se ai ja pagun mu sheru .

se kejt qeta uck-s shokjshin e perkrahshin hashim thacin ja jepshin voten demek ai i ndihmon e mas pakti i ka ndihmu hashim thaci .

pra ska lidhje fuad ramiqi se ai sjep pare ato mbledhen nga kejt bota per me i ndihmu palestinezt .

e kto te kosoves duhet me ndihmu shteti qe ja ka dhon voten .
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top