Ftohjet dhe gripi merren nga duart

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Larja e duarve është gjëja më e thjeshtë në këtë sezon të ftohjes dhe gripit dhe është një gjë që i parandalon këto dy sëmundje. Të ftohtit dhe gripi më së shumti transmetohet nëpërmes duarve të juaja. Ne prekim një objekt që ka viruse që nuk shihen më sy dhe pastaj prekim sytë tonë, hundën apo gojën. Ky shkaktar paraqitet në 30 deri në 40 për qind të rasteve të infeksioneve. Të ftohtit dhe gripi mund të mbijetojnë jashtë organizmit të njeriut për një kohë të gjatë më shumë sesa viruset e të ftohtit dhe mund të jetojnë edhe në sipërfaqe pa pore të lëkurës – siç është druri, plastika apo metali – dhe në sipërfaqe të buta siç janë teshat apo letra. Sëmundjet bakteriale përfshin edhe bakteret salmonella, E. Coli dhe infeksionin e diarresë që mund të shpërndahet në mënyrë të njëjtë sikurse viruset.
Mukoza e membranës së syrit, hundës dhe gojës janë hyrjet në trup të këtyre organizmave. Një studim i fundit në Universitetin e Kalifornisë tregon që studentët që kanë prekur me duart e tyre sytë, hundën apo gojën kanë pasur ndikim negativ në shëndetin e tyre që është vërejtur 16 herë gjatë ditës. Larja e vazhdueshme e duarve është mënyra më e mirë që mos të sëmuremi nga këto sëmundje. Kjo shprehi e thjesht mund të bëhet me sapun dhe ujë apo me alkool – një pastrues ku nuk e përdorim ujin. A i dini benifitët që i kemi nga higjiena dhe pastrimi i vazhdueshëm i duarve? Më poshtë do japim edhe do informacione shtesë.
Pavarësisht benifitëve që kemi nga larja e duarve, shumë njerëz nuk e praktikojnë këtë shprehi sa më shumë që munden – madje edhe kur lahen në banjo. Gjatë gjithë ditës, organizmi akumulon baktere të ndryshme të cilat kapen në duart tuaja. Nëse ju nuk i pastroni duart shpesh, ju mund të infektoni me këto mikrobe duke prekur sytë, hundën apo gojën. Mund të transmetoni sëmundjen tek të tjerët duke i prekur gjatë ditës gjëra të ndryshme si telefon, dyer dhe pajisje të tjera. Përderisa shumica e njerëzve ftohen nga moti, gripi është një gjë më serioze. Tek të rinjtë dhe tek ata me probleme kronike mund të paraqitet pneumonia. Kombinimi i gripit dhe pneumonisë mund të shkaktoj vdekjen e një organizmi.
Higjiena joadekuate e duarve po ashtu shkakton edhe sëmundjet në ushqim, siç është salmonela dhe infeksionet E. Coli. Sipas Qendrës për Kontroll dhe parandalim të sëmundjeve më shumë se 76 milionë amerikanë sëmuren nga ushqimet e ndryshme për çdo vit. Nga këta, rreth 5000 e tyre vdesin nga këto sëmundje. Tek të tjerët paraqiten simptomat e sëmundjeve psikologjike, të vjella dhe diarre.
Teknikat e larjes së duarve
Më poshtë po sjellim disa instruksione si ti pastrojmë duart me sapun dhe ujë:
- Lagni duart me ujë dhe shkumojeni mirë sapunin e lëngshëm apo të ngurtë.
- Fërkoni duart fuqishëm për 15 deri në 20 sekonda.
- Lani të gjitha sipërfaqet, duke përfshirë pjesën e përparme të dorës dhe atë të brendshme, gishtat dhe hapësirat në mes të gishtave.
- Shplajini mirë.
- Thani duart me një pastrues elektronik apo me peshqir të pastër.
Larja e duarve me alkool
Larja e duarve me alkool – në të cilin rast nuk ka nevojë për ujë – është një alternativë e shkëlqyeshme për larjen e duarve kryesisht kur nuk keni sapun apo ujë të mjaftueshëm. Aktualisht është më efektiv së sa sapuni dhe uji në vrasjen e baktereve dhe viruseve që shkaktojnë sëmundje. Organizmat nuk mund ti rezistojnë alkoolit. Ka edhe alkool për ata që vuajnë nga lëkura e thatë. Përdorimi i këtij alkooli për personat me lëkurë të thatë shkakton neveri dhe i shmangen larjes së duarve. Jo të gjithë pastruesit e duarve janë të njëjtë. Disa “janë më pak të lëngshëm” dhe kjo tregon se ata nuk kanë alkool të mjaftueshëm. Përdorni vetëm produktet që kanë alkool të mjaftueshëm. Mjeku familjar mund tua rekomandojë produktet që kanë deri në 60 për qind alkool.
Këshilla si të përdoret alkooli për larje të duarve:
1. Pastroni duart me një lugë e gjysmë të çajit dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.
2. Fërkoni duart duke i pastruar të gjitha sipërfaqet e tyre gjersa ato të thahen.
Nëse duart tuaja duken të papastra, atëherë bëjeni një pastrim me sapun dhe ujë sa më shumë që mundeni.
Kur duhet ti lani duar?
Edhe pse është e pamundur që duart të lirohen nga mikrobet, atëherë duhet të dini se tani për tani larja e duarve është detyrë për të luftuar bakteret, viruset dhe mikrobet e tjera.


Sapuni i zakonshëm, më i sigurt se sapuni antibakterial

Teknika më e mirë e larjes së duarve është ajo me sapun apo përdorimi i alkoolit. Palomat antibakteriale apo letrat e tualetit janë po aq efektive sa larja me sapun, por nuk është më i mirë së sa uji me përmbajtje të alkoolit. Sapunët antibakterial janë bërë shumë të popullarizuar kohëve të fundit. Megjithatë, këta sapunë nuk janë më efektiv në vrasjen e mikrobeve sa është sapuni i zakonshëm. Përdorimi i sapunëve antibakterial mund të shkaktoj rezistencë bakteriale ndaj produkteve antibakteriale – duke e bërë edhe më të vështirë vrasjen e këtyre mikrobeve. Sapuni i zakonshëm është më i miri. Kombinimi i larjes me sapun i duarve dhe shpëlarja me ujë largon bakteret dhe largimi i tyre është shumë rëndësishëm. Uji i nxehtë është shumë me efektiv në largimin e këtyre organizmave nga trupi i juaj, më efektiv se uji i ftohtë.


Lajini duart 12 herë në ditë

Shumica e studimeve tregojnë që një përqindje kuptimplotë e njerëzve, shumicën e herëve më shumë meshkujt se sa femrat nuk i lajnë duart, kur përdorin banjat publike. Dorezat e banjave publike kundërmojnë nga mikrobet. Kështu nëse ka një shportë mbeturinash është pikërisht kjo derë, prandaj përdorni letrat higjienike edhe kur hapni derën dhe e mbyllni atë. Dhe pasi të dilni, hidheni letrën në shportë. Nuk është mund i madh që të dilni dhe po ashtu ta përdorni sapunin e këtyre banjave për pastrim.


Lajini duart edhe kur vizitoni mjekun

Shumë studime kanë treguar se përkujdesja për shëndetin në përgjithësi nuk është e nevojshme nëse mbajmë higjienë dhe lajmë duart tona. Një studim i fundit suedez ka zbuluar se më shumë se në 50 për qind të rasteve, mjekët nuk janë të kujdesshëm në larjen e duarve. Në fakt, shumica e studimeve kanë treguar se rreth 40 deri në 60 për qind e doktorëve dhe motrave medicionale sëmuren për shkak se nuk lajnë duart pasi prekin pacientët. Prandaj, kur vizitoni mjekun, lani duart pasi të largoheni nga ambulanca. Madje pastrojeni edhe trupin, pasi, pavarësisht higjienës në spitale, mikrobet janë gjithmonë në aksion. Shembull për këtë, thonë studimet, është se 12 për qind e doktorëve sëmuren nga pneumonia, infeksionet e stafit dhe infeksione të tjera bakteriale. GBallkan
 
Titulli: Ftohjet dhe gripi merren nga duart

Po e buker koka kjo teme qe keni haper me shume Rrespket nga Qendrimi Bossi..
 
Back
Top