Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ftohja e zakonshme dhe gripi

Ftohja e zakonshme dhe gripi

Ftohja e zakonshme dhe gripi janë gjendje të cilat japin simptoma lokale nga hunda, fyti dhe veshi, si edhe simptoma të përgjithshme, temperaturë dhe ethe. Ftohja e zakonshme dhe gripi mund të paraqiten në disa forma, duke filluar nga ato më lehtat deri te format e rënda. Te ftohja e zakonshme, simptomat e para paraqiten në fyt dhe mbesin si simptoma kryesore. Ndërsa te gripi dominojnë: ethet, dhimbja e trupit, mundimi në stomak, plogështia, si edhe simptomat tjera të përgjithshme.
Te ftohja, simptomat e para paraqiten në fyt dhe mbesin si simptoma kryesore. Ndërsa te gripi, ethet, dhimbja e trupit, mundimi në stomak, plogështia, si edhe simptomat tjera të përgjithshme, janë dominuese.
Shkaktarët dhe simptomat e ftohjes
Ftohja shkaktohet nga viruse të ndryshëm, të cilët e ndryshojnë formën e tyre gjatë shumimit. Ftohja e zakonshme mund të transmetohet me anë të teshtitjes apo kollitjes, kur spërklat nga personi i sëmurë pranohen dhe thithen nga personi i shëndoshë.
Te ftohja e zakonshme dominojnë simptomat në fyt:
- dhimbja në fyt është zakonisht simptoma e parë
- pastaj fillon rrjedhja e sekretit nga hunda, duke çuar në shkuarjen e hundëve dhe pastaj tharjen e sekretit në hundë
- edhe fyti prodhon sekret, me ç’rast pengon frymëmarrjen
- paraqitet ënjtje e mukozës së hundës dhe fytit
- teshtitja dhe kollitja janë simptoma të rëndësishme të ftohjes së zakonshme, të cilat ndodhin si pasojë e sekretit dhe ënjtjes
1-ftohja.jpg

Po ashtu mund të paraqiten edhe simptoma të përgjithshme të lehta:
- kokëdhimbje e lehët apo e rëndë
- ethe dhe temperaturë
- shtangim i lehtë dhe dhimbje në qafë

Shkaktarët, simptomat dhe komplikimet e gripit
Edhe gripi, ngjashëm me ftohjen e zakonshme, shkaktohet nga viruse të cilët ndryshojnë shumë shpejtë, mirëpo zakonisht, çdo vit ekziston një virus kryesor, i cili përhapet në gjithë botën. Transmetimi i sëmundjes bëhet me anë të spërklave të cilat mund të barten me ajër, ose mund ta kontaminojnë ushqimin. Simptomat fillojë nga një deri në katër ditë pasi virusi futet në organizëm.
teshtima-ftohja.jpg

Gripi zakonisht fillon si mungesë e përgjithshme e vullnetit që zgjat disa orë, nganjëherë edhe disa ditë. Pastaj simptomat fillojnë të përkeqësohen duke shkaktuar jokomoditet të përgjithshëm.
Sa i përket simptomave të fytit janë të ngjashme, ose më të lehta sesa te ftohja e zakonshme:
- dhimbja në fyt është zakonisht simptoma e parë
- pastaj fillon rrjedhja e sekretit nga hunda
- edhe fyti prodhon sekret
- paraqitet ënjtje e mukozës së hundës dhe fytit
- teshtitja dhe kollitja janë simptoma të rëndësishme po ashtu

Te gripi janë shumë më të fuqishme simptomat e përgjithshme:
- zakonisht ka temperaturë të lartë, e cila konsiderohet si simptoma kryesore, e cila e dallon gripin nga ftohja e zakonshme
- pavarësisht temperaturës, disa pjesë të trupit janë të ftohta
- paraqitet mundimi në stomak, zakonisht edhe vjellje, sidomos te fëmijët dhe të rinjtë
- zakonisht ekziston ndjenja e lodhjes dhe dobësimit
- kokëdhimbja është e pranishme
- dhimbje në stomak dhe çrregullime të tretjes
- dhimbje në të gjithë trupin, sidomos në muskuj dhe nyje
- dhimbje dhe shtangim të lehtë në qafë
- sytë mund të skuqen dhe irritohen
- po ashtu edhe lëkura mund të skuqet

simptomat-ftohja.jpg

Si të dallosh që dikush ka ftohje të zakonshme apo simptoma të gripit
Kur një person, ose sidomos një fëmijë, sëmuret nga ftohja e zakonshme ose ka simptoma të ngjashme me gripin, është me rëndësi të matet temperatura, të shikohet prania e sekretit në hundë ose fyt, teshtitja ose kollitja, të shikohet shtangimi i qafës dhe të kontrollohet i gjithë trupi për të gjetur ndonjë njollë të kuqe. Këto kontrollime duhet të bëhen disa herë brenda 24 orësh me qëllim që të dallohet nëse një sëmundje është thjeshtë një ftohje apo një grip, në raport me ekzistimin një sëmundjeje më të rëndë, siç është meningjiti. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back