Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ftesë urgjente

Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara

Ftesë urgjente

Për të vizituar Gazën e përvuajtur

Ban Ki Munit

Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara

Shumë i respektuari Ban Ki Mun, ne dëshirojmë t'i dërgojmë përshëndetjet nga Rripi i Gazës. Ne dëshirojmë të ftojmë ty në një vizitë në Rripin e Gazës. Njerëzit janë duke vdekur gradualisht gjersa organizatës UNRWA i janë ndërprerë shërbimet si dhe ndalja komplete e energjisë nga Izraeli. Vizita juaj e pritur në Gaza do të tregonte interesin tuaj për shpëtimin e jetëve.

Energjia, ushqimet, medikamentet, kujdesi dhe të gjitha anët e jetës janë zhdukur në Rripin e Gazës. Shtatë vendkalimet kufitare janë të mbyllura tërësisht me asnjë shpresë për rihapje të tyre. Izraeli e kaloi kufirin e dhunës dhe të thyerjes së drejtave të njeriut me ndërprerjen e bllokimin e punës humanitare të organizatës UNRWA në Gaza.

Rreth një milion të përfituesve të ndihmave tani janë në rrezik të urisë dhe mungesës së ushqimeve. Më shumë se një milion banorë po jetojnë në errësirë totale që katër ditë prej se u ndal rryma në 80% të vendit.

Situata e tanishme nuk pret më si dhe është duke i ardhur fundi gjersa :

- Rreth 80% të qytetarëve të Gazës janë në varfëri të thellë
- 1.100.000 njerëz janë të varur nga ndihmat e UNRWA-s, si dhe organizatave humanitare Arabe, Islame dhe të huaja.
- Papunësia ka arritur në 65%
- 60% të fëmijëve vuajnë nga mosushqimi i duhur
- Rreth 97% të uzinave dhe punëtorive kanë ndërprerë punë e tyre, numër ky që arrin në 3900. Zona industriale e Gazës është krejtësisht e mbyllur.
- Të ardhurat individuale arrijnë në 650 dollarë në vit apo 2 dollarë në ditë..
- Liria e lëvizjes nga Gaza për në Bregun Perëndimor, Jerusalem dhe jashtë vendit është duke u bllokuar.
- Rreth 260 persona vdiqën nga ndalesat për udhëtim jashtë vendit apo nga mungesa e medikamenteve.
- Rreth 40% të viktimave të shtetrrethimit janë fëmijë.
- Rreth 150 lloje të barnave mungojnë në Gaza.
- E vetmja fabrikë e barnave ka ndalur punën për shkak të mungesës së materieve bazë.
- Projektet e ndërtimeve dhe zhvillimeve të spitaleve, klinikave dhe institucioneve edukative janë suspenduar!
- Mungesa e energjisë vazhdon.

Ne shpresojmë se ju do të merrni hapa dhe të pozicionoheni në ndalimin e këtij gjenocidi të qartë. 1.5 milion njerëz jetojnë nën dënimin kolektiv Izraelit pa faj të tyrin.

Ligjvënësi i pavarur Palestinez

Gamal N. El Houdary

Kryetar I Komitetit Popullor Kundër Shtet Rrethimit

(Popular Committee Against Siege PCAS)
 
jo be se vet gjith okb esht e jahudive...gjith luftrat nisen prej jahudive...amerika komandohet prej jahudive:(
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back