FT: Kosovës i hiqen vizat bashkë me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Turqinë

Aver

.
V.I.P
FT: Kosovës i hiqen vizat bashkë me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Turqinë

liberalizim-vizash-m-euml-2016-2017_hd-1-780x439.jpg

Komisioni Evropian pritet këtë javë të rekomandojë që qytetarët e Kosovës të gëzojnë udhëtimin pa viza brenda zonës Shengen, edhe pse një pjesë e vogël e vendeve anëtare të BE-së, përfshirë Spanjën, nuk e njohin zyrtarisht shtetin ballkanik, shkruan Financial Times.

Në këtë drejtim, Sipas FT, transmeton Telegrafi, Kosova ka gjasa t’i bashkohet Gjeorgjisë, Ukrainës dhe – më kontroverse nga të gjithat – Turqisë për të pasur aplikimin e saj për udhëtimin pa viza të miratuar nga Komisioni Evropian këtë javë.

“Edhe pse ajo nisi bisedimet me Brukselin për një regjim të liberalizuar të vizave në janar të vitit 2012, Kosova është i vetmi vend i Ballkanit pa status pa viza Shengen të udhëtimit, gjë e cila lejon qytetarët të udhëtonin pa viza brenda zonës së përbashkët të udhëtimit, për 90 ditë në çdo periudhë gjashtë mujore”, shkruan më tej FT. /Telegrafi/
 
Titulli: FT: Kosovës i hiqen vizat bashkë me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Turqinë

Shyqyr me ne fund
 
Titulli: FT: Kosovës i hiqen vizat bashkë me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Turqinë

Zyrtare | Nesër rekomandohet heqja e vizave për kosovarët, konfirmon اollaku


collaku_1462306072-7809599.jpg


Ministri i Integrimit Evropian, Bekim اollaku, ka konfirmuar për Gazetën Express se të mërkurën, më 4 maj, në Bruksel rekomandohet heqja e vizave për qytetarët e Kosovës.
"Zyrtarisht konfirmohet ajo çfarë kemi paralajmëruar. Kolegji i Komisionerëve të BE'së nesër vendos për dhënien e rekomandimit për liberalizimin e vizave", ka thënë اollaku për Gazetën Express, kur është pyetur se kur do të bëhet rekomandimi për heqjen e vizave për kosovarë/Gazetaexpress.com
 
Titulli: FT: Kosovës i hiqen vizat bashkë me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Turqinë

Just in case... po e vazhdoj vizen edhe per 1 vjet se s'kam pike bese ne keta dallaverxhinj.
 
Back
Top