FSK-ja është e gatshme të shndërrohet në FAK

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka deklaruar në Zona B të Klan Kosovës se FSK-ja është e gatshme të shndërrohet në Forcën e Armatosur të Kosovës.

Ai tha se krejt çfarë duhet është mundësimi i këtij shndërrimi nga Kuvendi i Kosovës.

“FSK-së i mungon vetëm hapja e rrugës nga Parlamenti për t’u shndërruar nga Forca e Sigurisë në Forcë të Armatosur”.

“Forca e Sigurisë së Kosovës ka investuar shumë që nga viti 2008 për shkollimin e oficerëve, kemi oficerë që janë rankuar në treshen e parë, ndër qindra ushtri tjera të botës. Kemi oficerë që kanë përfunduar akademinë në Amerikë, në Turqi dhe vende tjera”, deklaroi Kastrati.

Por, Gjeneralmajori në pension ndjehet i fyer me faktin se qysh kur la FSK-në, askush nuk e konsulton më atë dhe askush nuk i kërkon këshilla, përkundër përvojës së madhe që ka.

“Kam bagazh 39 vjeçar në ushtri, tani askush nuk më thërret askush nuk më pyet për ndonjë konsultim. Kjo është pak e rëndë”.

“اdo njeri pavarësisht sa është i përgatitur do duhej të konsultohej me ish-kolegë me profesionistë”.

Kastrati, po ashtu thotë se “KFOR-i duhet të qëndrojë edhe më tutje, pavarësisht transformimit”.auto_auto_fsk14240702731444032104.jpghttp://www.zeri.info/
 
Titulli: FSK-ja është e gatshme të shndërrohet në FAK

u mbyten edhe kta nga uck shiko sa her ju ndrru emri.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top