Fshehu 18 milionë lekë, në gjyq ish-doganieri

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Nuk deklaroi 1.8 milionë lekë të dy llogarive bankare pasi i konsideronte për përdorim të përditshëm, dërgohet për gjykim dosja në ngarkim të ish-doganierit të doganës së Bllatës. Prokuroria e kryeqytetit përfundoi pak ditë më parë hetimet në ngarkim të Nuri Vanit, të akuzuar për "deklarim të rremë të pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë". Procedimi penal për Vanin kishte nisur pas një kallëzimi në prokurori nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, sipas së cilit doganieri kishte fshehur pasuri gjatë deklarimit të saj në këtë institucion. Pas mbërritjes në gjykatën të dosjes, shorti elektronik përzgjodhi gjyqtarin Kreshnik Omari, për shqyr-timin e saj në shkallën e parë të gjyqësorit, i cili pritet që në fillim të muajit shtator të nisë gjykimin e kësaj çështje. Fshehja e të ardhurave për të cilat është dërguar në gjykatë ish-doganieri Vani ka ndodhur në deklaratën e tij për ILDKP-në, të dorëzuar në datën 29 mars të vitit 2007. "Nga ILDKP është kryer kontrolli aritmetik dhe logjik i deklaratave të interesit dhe ka rezultuar se në deklaratat e pasurisë në vitin 2006 subjekti nuk mbulonte shtesën e aseteve me burime të krijimit të tyre në shumën 1.855.288 lekëve", thuhet në kërkesë për gjykim që organi i procedimit ka dërguar në gjykatë. Bëhet e ditur se shuma e parave që nuk ishte deklaruar përbënte dy llogari bankare rrjedhëse, që i përkisnin tij dhe bashkëshortes. Sipas kërkesës së depozituar në gjykatë: "Nuri Vani gjatë deklarimeve të dhëna përpara ILDKP-së në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, ka pohuar ekzistencën e llogarive bankare dhe ka deklaruar se ai nuk i ka pasqyruar ato për shkak se ishin llogari për përdorim të përditshëm dhe se ai nuk e ka parë të nevojshme që t'i deklaronte ato". Mësohet se diferencën mes pasurisë dhe burimeve të krijimet të tyre, ish-doganieri, e ka argumentuar se: "Diferenca ishte mbuluar nga kursimet familjare të hequra prej vitesh". Sipas prokurorisë, rezulton e provuar akuza në ngarkim të tij dhe se: "I pandehuri e ka kryer nëpërmjet mosveprimit të tij të kundërligjshëm, që konsiston në mosdeklarimin prej tij të dy llogarive bankare dhe të kursimeve që ai pohon se i ka pasur".

*telegrafi
 
Back
Top