Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Fromm-“Mërzia është vuajtja e vërtetë”

fromm-header-1.png

“Njerëzit nuk e kuptojnë aq sa duhet ose, thënë ndryshe, nuk janë të vetëdijshëm në masën e duhur që mërzia është vuajtje. Ai që gjëndet i mbyllur në një qeli izolimi, ose edhe ai që për një arsye të çfarëdoshme nuk di çfarë të bëjë me veten e tij, në rast se e ka në vetvete mundësinë të bëjë diçka të gjallë, të prodhojë diçka, të priret kah përsiatja, do ta ndjejë mërzinë si një peshë të rëndë, si një barrë, si një paralizë së cilës nuk ia gjen shkakun.


Mërzia është një nga torturat më të rënda: shumë moderne e që përhapet përherë e më tepër. Individi që i është dorëzuar kësaj torture pa mundur të mbrohet, ndjehet thellësisht i depresuar. Me gjasë, në këtë pikë do të pyesni veten: po përse vallë pjesa më e madhe e njerëzve si ne nuk e kuptojnë se mërzia është një fatkeqësi, një ndëshkim?

Mendoj se përgjigja e kësaj pyetjeje është e thjeshtë: ne sot prodhojmë shumë gjëra që na mundësojnë t’i shmangemi mërzisë. Mund ta shmangim duke gëlltitur qetësues, duke pirë, duke kaluar nga një cocktail te tjetri, duke u grindur me bashkëshorten, duke e lënë veten të zhdaravitet nga mediat, duke u përkushtuar ndaj aktivitetit të dendur seksual, aktivitet i cili shpeshherë lindet si orvatje për të penguar që mërzia të na shfaqet në vetëdije.

Por nuk duhet harruar ndjesia e pakëndshme që përjetojmë shumë herë kur shikojmë një film koti ose kur e dëbojmë mërzinë me një mënyrë të çfarëdoshme: një farë dehjeje e dyfishtë që ndjehet atëherë kur kuptojmë se e gjithë ajo ishte një gjë e mërzitshme, se nuk kemi përdorur kohën, por thjesht e kemi vrarë.

Ky është përnjëmend një tipar i veçantë i kulturës sonë: ne bëjmë gjithçka për të shpëtuar, për të kursyer kohë dhe, kur e kemi shpëtuar apo kursyer këtë kohë, e vrasim sepse nuk dimë çfarë të bëjmë me të.”


wordpress.com
 
Merzia nje fatkeqesi, nje ndeshkim?

Shume qesharake. Nga kush ndeshkim, perse fatkeqesi?
Mersine e shkakton robi vet, eshte shkaktar vet njeriu, ska tbeje ketu fati dhe ndeshkimi.
 
Merzia nje fatkeqesi, nje ndeshkim?

Shume qesharake. Nga kush ndeshkim, perse fatkeqesi?
Mersine e shkakton robi vet, eshte shkaktar vet njeriu, ska tbeje ketu fati dhe ndeshkimi.
Nuk e paske lexuar fare artikullin.
Lexoje!
Ose mund edhe te japesh mendimin tend pa e lexuar, ska asgje te keqe por nuk eshte shume e keshillueshme....per ty ?
 
Nuk e paske lexuar fare artikullin.
Lexoje!
Ose mund edhe te japesh mendimin tend pa e lexuar, ska asgje te keqe por nuk eshte shume e keshillueshme....per ty ?

Para se te citosh te keshilloj te mos paragjykosh, sepse paragjykimi eshte genjeshtra me e madhe.
 
ndonjeher me mir merzi se sa lloje te tjera vuajtjesh ….
 
Te gjitha ndjenjat per njeriun jane be kshu qe duhet te mesohemi me to. Merzia na meson te vleresojme me teper ato castet e lumtura qe mbase s'ja u vem veshin.
 
Mir se eshte merzia..se gezimit nuk i kishim dite vleren pastaj..
Po jo te jen merzi se te paralizojn..uroj mos ti provoi askush..se disa merzi ta humbim kuptimin e jetes komplet..
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back