"Frikë nga tersi", e hedhin foshnjën në një kazan plehrash

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Policia shoqëron prindërit në komisariat. Rrëfimi i mjekëve

Një foshnjë e porsalindur
është gjetur dje në mesditë
e pajetë në një kazan plehrash
pranë maternitetit të ri "Koço
Gliozheni", në Tiranë. Mësohet se
foshnja ka lindur në muajin e 7-të
të shtatzënisë e vdekur dhe policia
dyshon se prindërit e kanë hedhur
aty për shkak të një besëtytnie mbi
fëmijët e vdekur. Foshnja lindi dy
ditë më parë në maternitetin e ri,
por fatkeqësisht e pajetë. Prindërit
janë larguar më pas me një taksi,
por policia ka mundur të bjerë në
gjurmët e tyre dhe t‘i shoqërojë
në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
Ata kanë treguar se nuk mund ta
çonin në shtëpi për shkak të një
besëtytnie dhe mund të sillte fatkeqësi
të tjera në familje.
Foshnja e vdekur
Ngjarja e rëndë ka ndodhur
paraditen e djeshme, kur mjekët
ua kanë dorëzuar prindërve të
vërtetë foshnjën e pajetë, e cila
erdhi në jetë në muajin e shtatë.
Kanë qenë disa kalimtarë të rastit,
të cilët kanë parë foshnjën
e pajetë në një kazan plehrash,
përballë maternitetit "Koço Gliozheni",
që ndodhet te "Bërryli"
në Tiranë. Menjëherë, ata kanë
njoftuar policinë dhe në vendngjarje
kanë mbërritur shërbimet e
Komisariatit Nr. 1. Në këtë moment,
policia ka parë foshnjën
e pajetë dhe ka marrë kontakt
me drejtuesit e maternitetit, të
cilët kanë treguar se mëngjesin e
djeshëm kishin nxjerrë nga materniteti
një foshnje të pajetë. Më tej,
mjekët kanë shpjeguar se foshnja
u është dhënë prindërve, që ishin
regjistruar me emrat Mimoza dhe
Genci Kora.
Mjekët e maternitetit
Më tej, është shpjeguar se
foshnja ishte shtatanike dhe për
shkak të peshës së saj të vogël, nuk
ka mundur të mbijetojë. Madje,
drejtuesit e maternitetit kanë
hapur dosjen e këtij rasti dhe kanë
treguar se foshnja ka lindur ditën
e hënë, por e vdekur. Ndërsa ditën
e djeshme, prindërit e kanë marrë
dhe janë larguar bashkë me të.
Por, sapo kanë dalë, ata mendohet
se e kanë hedhur në një kazan
mbeturinash, duke mos dashur
ta çojnë në shtëpi. Madje, një
veprim i tillë është parë edhe nga
një person, i cili ka dëshmuar për
policinë në cilësinë e dëshmitarit
okular. Ky dëshmitar ka treguar
më tej se prindërit e foshnjës,
kishin marrë një taksi dhe ishin
larguar nga vendi i ngjarjes.
Deklarimet në polici Pasi policia ka mbledhur këto
të dhëna, ka gjetur adresën e
prindërve dhe ka bërë të mundur
gjetjen e tyre, duke i shoqëruar
në ambientet e Komisariatit Nr.
1. Aty janë marrë në pyetje të dy
prindërit në lidhje me këtë akt
të rëndë të kryer prej tyre, të cilët
kanë shpjeguar se e kishin kryer
veprimin për shkak të një besëtytnie.
Sipas policisë, ata ishin
nga një fshat i Tiranës dhe kanë
deklaruar se nuk mund ta fusnin
në shtëpi foshnjën, nga frika se
mund t‘u vdisnin edhe fëmijët e tjerë ose ndodhte ndonjë fatkeqësi
tjetër. Për këtë shkak ata e kanë
hedhur në kazan dhe nuk e kanë
varrosur si qenie humane. Në këto
kushte, policia ka vërtetuar se
foshnja është hedhur qëllimisht
në plehra dhe ka dërguar për
ndjekje penale të dy prindërit
*shqip*
 
evi3 ja qe njerzish ka shqiperia, qe pare shikova ne lajme tre femij te braktisur ne Peshkopi mer
 
Ehhhhh... Sndodhin vetem ne shqiperi jo...

Ketu degjova ne lajme sot qe nje burre, se mora vesh se clidhje kishte ai me femijen, por ka hedhur nga dritarja e makines (kur makina ka qene ne levizje) nje foshnje 3 muajshe.
 
Palco jane dhe ata te maternitetit Se nuk jepet nje femije i lindur i vdekur prinderve , njelloj si jepet nje femije i gjalle
Ne keto ratse mbahet nje proces verbal peyetn prindet nese do e varrosin ata apo do ja lene kete "pergjegjesi" materintetit , nese prindet e marrin persiper varrimin e foshnjes , foshnja nuk u jepet vetem prinderve , por keshillohen prinderit e foshnjes te marrin me vete nje shoqerues Vec kesaj njeoftohet dhe zyra e varrimeve ne bashki per lindjen e kesaj foshnje
Gabimin e gjinekologeve dihet qe prindet e traumatizuar , injorante me ato bestitnyte e ndyra te tyre , dhe te pafat do e paguajne
Mbase nuk i denojne dhe me burg se atehere ta shikojne se ca fati u ka sjelle pjella e tyre e vdekur :@
 
Back
Top