Frikë nga lindja natyrale, dhjetë arsyet për ta hedhur pas krahëve

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Këshilla – Nënat që presin fëmijën e tyre të parë duhet të dinë se frika e lindjes së fëmijës është krejtësisht normale. Por, gjithsesi, nuk keni pse ta shihni në mënyrën më të keqe. Ja disa arsye…

frika-nga-shtatezania-4.jpg


Mbase kur e keni marrë vesh se jeni shtatzënë, lumturia i ka lënë vend frikës më të madhe, lindjes. Kjo ndjesi mbase është ndikuar prej skenave që keni parë në televizor. Pra ideja që ju është krijuar për lindjen e fëmijës mbase nuk është edhe aq e bukur, edhe pse, nga ana tjetër, shumë mikesha e të njohura ju kanë thënë se dhimbjet do t’i harroni prej lumturisë që do të ndieni kur të mbani në krahë engjëllin tuaj. Nuk e kanë edhe aq keq! Më poshtë do të gjeni dhjetë arsye se përse nuk duhet të keni frikë nga lindja natyrale.

Nuk mund të ktheheni më mbrapsht

Të dashura nëna të ardhshme, edhe pse frika e lindjes së fëmijës në mënyrë natyrale ju bën që të thoni gjëra që nuk i mendoni, mos harroni që “nuk mund të ktheheni më prapa”. Lindja është një lloj domosdoshmërie.

Dhimbja më e madhe do të zgjasë një minutë ose një minutë e pak

Përpara lindjes, ky mund t’ju duket si një ngushëllim i varfër, por na besoni: atë ditë do t’i mbani mend këto fjalë.

Nuk jeni e vetmja

Nuk jeni e vetmja që mund të keni frikë, por ne ju themi që të imagjinoni ditën kur do të takoni personin më të rëndësishëm në jetë: fëmijën tuaj të parë.

Përqendrohuni te paslindja

Kur mendoni se nuk jeni në gjendje për të duruar më, “parashikoni” pas lindjes: ju sigurojmë që do të jetë më emocionuese se sa ëndrrat tuja.

Hapi i fundit nuk është një fund në vetvete

Do të vuani për një arsye të qartë, për zgjerimin. Pra nuk vuhet pa një qëllim. Ndaj kini parasysh se dhimbja e shkurtër do të jetë hapi i fundit pas të cilit ju do të shihni krijesën tuaj që i keni dhënë jetë.

Dhimbja do t’ju bëjë të forta

Një avantazh tjetër i lindjes është adrenalina që do t’ju ndjekë menjëherë pasi ju të keni sjellë në jetë fëmijën tuaj. Dhimbjet do të zgjasin nga 24 në 48 orë, por përgjithmonë te ju do të mbetet një forcë që nuk e besonit se e kishit, atë forcë që e kanë të gjitha mamatë e botës. Energji fizike, forcë morale dhe elasticitet psikologjik. Ju duken pak?!

Më në fund duart e tij/saj…


Kur gjithçka mbaron, merrni frymë thellë, do t’ju duket sikur do të nisni një jetë të re. Dhimbja do të zhduket si me magji. Nuk do të ndiheni më e rraskapitur. Më pas fëmijën do t’jua sjellin pranë vetes dhe ai do të jetë çasti më i bukur i jetës suaj. Sytë e tij do t’ju shohin me dashurinë më të madhe që mund të keni marrë në këtë botë.

Frika zgjat vuajtjet e lindjes

Frika zgjat vuajtjet e lindjes. Shumica e grave ndihen nervoze përpara një lindjeje, por studime të reja tregojnë se ankthi dhe frika vetëm sa rrisin vuajtjet e këtij procesi. Sipas të dhënave, një grua që e ka frikë lindjen, mesatarisht ka nevojë për tetë orë kohë pas kontraktimeve të para për të nxjerrë në jetë foshnjën e saj. Kjo do të thotë se asaj i duhet rreth një orë e gjysmë më shumë kohë për të lindur, se sa një grua që ka një qasje më të qetë ndaj këtij momenti. Besohet se një në pesë femra ndihet e frikësuar nga ideja e lindjes dhe kjo frikë quhet ndryshe tokofobia. Kërkuesit e një instituti amerikan realizuan disa testime dhe arritën në përfundimin se trupi i grave të frikësuara, lëshon më shumë adrenalinë gjatë procesit të lindjes. Adrenalina ka një efekt negativ në lindje, pasi bllokon kontraktimet në muskujt e mitrës, duke vështirësuar daljen e fëmijës. Sipas studimit, si rrjedhojë e frikës, shumë femra bëhen të paafta për të realizuar një lindje natyrale dhe kanë nevojë për një ndërhyrje cezariane, siç njihet ndryshe lindja me operacion.

g,shqip
 
Titulli: Frikë nga lindja natyrale, dhjetë arsyet për ta hedhur pas krahëve

Ne radhe te pare, jemi krijuar per te lindur femijen ne menyre natyrale, pa anestezi e pa operacion.
Jam dakord per operacion ne rastet ekstreme qe vihet ne rezik shendeti i nenes ose i femijes.
Per arsyjet e tjera, jam komplet kundra.
Lindja natyrale eshte me e pershtacmja per femijen, sepse ne momentin qe lind dhe kalon kockat e legenit - mushkrite "shtrydhen" nga lengu amniotik, dhe frymarja femijes eshte me e shendetcme me tej, me me pak reziqe infeksioni se sa tek bebu i lindur me operacion.
Po ashtu kur behen lindjen me operacion, zakonisht jane te programuara, psh 2 jave para termit, qe dhe kirurgu te ri i qet qe se theret ne mes te nates dhe mamaja rri e qet qe sdo duhet te "duroj" dhimbjet e lindjet.
E arsyja me e forte eshte qe momenti qe lind eshte unik dhe fantastik, krijohet nje emocion qe ske me cfare ta barazosh kur e ndjen femijen tende ne jete, edhe cdo femer qe lind i haron tere dhimbjet qe ka pasur deri ne momentin e lindjes.
Keshtu qe vajza, po e patet mundesine te lindi, mos e shperdoroni mundesine e lindjes natyrale.
Cdo gje eshte e krijuar me nje "sebep" e nqs lindja natyrale eshte e mundshme....pse duhet te beni nje operacion?
 
Back
Top