Vvetoni
Antarë i Respektuar
Ish-luftëtari i UاK-së, Muharrem Gashi, i arrestuar në Itali nga Interpoli, pas një fletarresti të lëshuar nga Serbia, ka afat të mos ekstradohet për në Serbi deri më 24 gusht. Familjarët kërkojnë ndihmën e institucioneve që Muharremi të mos përfundojë në burgjet e Serbisë
Kanë kaluar një javë dhe familja Gashi nga fshati Drejë i Istogut po shtyn ditët nën stres për fatin e djalit të tyre Muharrem Gashit, 36 vjeç, i cili është arrestuar të shtunën e kaluar nga autoritetet italiane, bazuar në një fletë-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Sipas këtij fletë-arresti, Gashi kërkohet për krime lufte.
Muharrem Gashit, i cili jeton në Rimini të Italisë që tetë vite, papritmas të shtunën e kaluar autoritetet italiane i kanë hyrë në shtëpi dhe e kanë arrestuar.
Familja Gashi e befasuar me arrestimin e Muharremit, ish epror në brigadën 122 “Arben Haliti”, të Ushtrisë اlirimtare të Kosovës në zonën e Drenicës, krejt çka tani duan është që djali i tyre të ekstradohet në Kosovë e të mos dërgohet për në Serbi.
Frika e kësaj familje përveç mërzisë tani është ekstradimi i Muharremit për në Serbi. “Le ta gjykojnë në Kosovë, le ta gjykojnë edhe në Hagë nëse duan, vetëm jo në Serbi”, fliste e shqetësuar nëna e Muharremit , Rrahime Gashi.
Avokati i Muharremit në Itali, i angazhuar nga gruaja e tij, ka njoftuar këtë familje se Italia atë do ta mbajë vetëm deri më 24 gusht të këtij viti dhe nëse Qeveria e Kosovës nuk bën asgjë për ta marrë deri në atë kohë, ai do të dërgohet për në Serbi.
“Avokati italian po thotë se nuk po mundet me bo kurgjo, pasi që Qeveria e Kosovës nuk ka dërgu akoma asgjë zyrtare në Itali për të kërkuar ekstradimin e tij për në Kosovë”, shprehet Rrahimja.
Baba i Muharremit, Musë Gashi, nuk ka lënë vend pa kërkuar ndihmë për djalin e tij, qoftë në Shoqatë të Veteranëve të Luftës, qoftë në Ministri të Drejtësisë e kudo tjetër, tregon kjo familje.
Të premten kur Express vizitoi këtë shtëpi, Musa gjendej në Prishtinë duke kërkuar ndihmë prej institucioneve kosovare që djali i tij të mos dërgohet në Serbi.
Ai një ditë më herët ka akuzuar qeverinë që nuk po bën asgjë në këtë drejtim. “Qeveria e Kosovës nuk bën të rrijë duarkryq dhe të shikojë nga larg arrestimin e djalit tim, i cili ka luftuar për këtë vend, vetë pse Serbia po e quan kriminel”, është shprehur ai.
Menjëherë pas ditës së parë të arrestimit të Muharremit, familja Gashi tregon se kanë marr mbështetje të mëdha institucionale, si nga veteranët e luftës ashtu edhe nga Ministria e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi e nga të tjerë, por sipas kësaj familjeje, duke e parë që ka kaluar java dhe asgjë nuk është ndërmarr, përkrahjet po mbesin vetëm fjalë të zbrazëta.
Por, Qeveria e Kosovës bën t’ ditur se janë duke punuar në këtë drejtim. Hajredin Kuqi, zëvendëskryeministër, tha për Express se qeveria ka bërë tri veprime për Muharrem Gashin.
“Veprimi i parë i joni është kontakti ynë me Interpolin që të mos marrë për bazë akuzat e rrejshme të Serbisë në lidhje me Muharremin. Pastaj veprimi i dytë është kontakti me mekanizmat ndërkombëtarë ku është kërkuar që të shtohet presioni mbi Interpolin që të mos ngrihen akuza të rrejshme”, bën të ditur Kuqi, duke shtuar se veprimi i tretë i qeverisë është se Ministria e Drejtësisë ka dërguar shkresë zyrtare Italisë që çdo ekstradim i shtetasve të Kosovës të bëhet në Kosovë.
”Ne shpresojmë dhe besojmë se Muharrem Gashi nuk do të dërgohet për në Serbi, pasi që është shtetas kosovar, por vonesat mund të ndodhin pasi që Kosova nuk është në Interpol dhe Serbia po”, u shpreh Kuçi.
Akuza e Serbisë për Muharrem Gashin është se ai bashkë me dy ushtarë të ish UاK-së, në qershor të vitit 1999, në një fshat të Klinës, kanë vrarë një serb dhe kanë plagosur familjarët e viktimës. Këto akuza edhe qeveria edhe familja Gashi i quan të rrejshme.
“Muharremi ka luftuar për lirinë e Kosovës dhe nuk ka mbytur civil”, shprehet nëna e tij.
Ajo tregon për djalin e saj se si ka shkuar në Itali para tetë vjetëve shkaku u kushteve të rënda ekonomike.
“Për të gjithë këto vite ne kemi ngrënë bukë nga Muharremi. Para se me shku ai atje kemi heq shumë prej kushteve të rënda. Por me ndihmën e tij ne këto vite të fundit kemi jetuar mirë”, shprehet ajo.
Tani gruaje e Muharremit bashkë me vajzën e saj 4 vjeçare po qëndron në Itali gjatë kësaj kohe për të gjetur ndihmë për burrin e saj, e cila edhe e ka kontraktuar avokatin italian.
Beogradi bën presion
Mediat serbe lajmërojnë se Prokuroria Serbe për krime të luftës po pret që autoritetet italiane t’i dorëzojnë Serbisë Muharrem Gashin, i cili nga gjyqësia serbe është akuzuar për krime lufte kundër civilëve në Kosovë në vitin 1999.
Sipas zëdhënësit të Prokurorisë për krime të luftës Bruno Vekariq, Serbia ka shpërndarë 160 fletarrestime për ish-pjesëtarët e UاK-së, të cilët dyshohen për krime mbi popullsinë serbe. Vekariq është i bindur se në rastin Gashi autoritetet italiane nuk do të sillen sikur Bullgaria kur ish-kryeministrin Agim اeku e liroi nga paraburgimi.
Agim اeku vetëm para disa jave ishte arrestuar në Bulgari nga Interpoli, nën akuzën e Serbisë për krime lufte. Por me ndihmën e Qeverisë Kosovës ai u lirua dhe erdhi në Kosovë.
Para اekut rast i tillë ka ndodh edhe me Mahmut Ukshinin dhe Faruk Noshajn, për të cilët po ashtu Serbia nuk ka arritur që t’i ekstradojë për në vendin e tyre.
Gazetaexpress