Nga rënia e komunizmit, figurat politike kryesore që kanë qenë edhe strumbullarët e tranzicionit janë sigurisht Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Fatkeqësisht po këta janë edhe sot shkaktarët e një krize politike që, nëse realizohet, jo vetëm do të mbysë shpresat për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, por ta kthente Shqipërinë shumë vite pas.
Fatkeqësia është që të gjithë këta politikanë që ndër vite kanë luftuar me njëri – tjetrin për pushtet e para, sot janë bërë të gjithë bashkë prej frikës se përbashkët nga drejtësia që po vjen. Një e keqe e madhe, në fakt e keqja me e madhe, flet sot gjasme në emër të shqiptarëve, por në fakt nuk përfaqëson askënd. Sot mund të ketë shqiptarë të pakënaqur me shumë gjëra që do ishte dashur të bëheshin më mirë, por nuk ka shqiptar që nuk e do drejtësinë e re që po lind. Nuk ka sot shqiptar që nuk e do perspektivën e Bashkimit Evropian.
Por ja që Saliu, Iliri, Luli dhe Monika kanë frikë pikërisht nga këto dy gjëra. Kanë frikë nga SPAKU dhe drejtësia që do të bjerë mbi ta dhe kanë frikë nga Shqipëria në BE që nuk do të pyesë më se kush është deputet e kush jo, kush është President e kush ish Kryeministër, por do të zbatojë ligjin njësoj për të gjithë. Prandaj Saliu i firmave piramidale, Saliu i 97 dhe 98, Saliu i Gërdecit, bashkë me Lulin e 21 Janarit, shitjes së detit dhe vjedhjes se rrugës Durrës Kukës janë bërë sot një me Moniken dhe Ilirin qe u kapën duke vjedhur me bllok në dorë.
Katër bisha të tërbuara që bëjnë sikur flasin në emër të popullit, por që në fakt kanë vetëm frikën e tyre. A duhet Shqipëria dhe shqiptarët të sakrifikojnë sërish të ardhmen e tyre për Saliun, Lulin, Monikën dhe Ilirin?
Nga Endri Kajsiu