Violetta
>> KS- AL. etnike <<
FRIKA nga cilësia e ushqimeve
Shiko fotografinë 1428857
Produkte të mishit, të qumështit dhe disa nga produkte të tjera të konsumit janë vetëm disa artikuj që gjatë këtij viti kishin hyrë në tregun e Kosovës, e të cilat ishin ndaluar nga autoritetet për shkak të cilësisë së dyshimtë. Përveç produkteve me cilësi të dyshimtë, të cilat importohen nga vende të ndryshme të botës, në tregun e brendshëm janë shumë produkte të cilat ruhen në temperatura joadekuate.
Produkte të cilësisë së dyshimtë dhe të papërdorshme për konsumim, jo rrallë herë bien edhe në duart e qytetarëve. Valbona një qytetare nga qyteti i Fushë Kosovës thotë se ka hasur në produkte të Tilla: "Po, kam hasur në produkte të cilësisë së dyshimtë. Në një market të vogël e kam blerë një produkt i cili kur është hapur është parë që nuk është i përdorshëm. Kur jam kthyer në market për të kthyer produktin, kanë qenë edhe produktet tjera në atë gjendje. Afat ai produkt ka pasur, por që ishte i ruajtur në temperaturë joadekuate”, thotë ajo.
Përgjegjësinë kryesore për kontrollin e ushqimit në Kosovë e ka Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK), si autoritet shtetëror.
Lamir Thaçi, zëdhënës në AUVK thotë për Radion Evropa e Lirë se në secilin rast kur ka dyshime rreth një produkti të caktuar, qoftë në import apo brenda tregut, merren masa adekuate ligjore. Ai thotë se kanë bërë ndalesa të produkteve të dyshuara e të cilat më pas si të tilla janë verifikuar.
“Gjatë këtij viti kemi pasur raste të ndryshme kur kemi marrë ndalesat e produkteve të caktuar, disa pas kryerjes së testimeve laboratorike kanë dalë që janë në rregull dhe janë liruar për në treg për konsum, ndërsa te të tjerat që kanë qenë të dyshimta dhe nuk i plotësojnë kushtet për konsum të brendshëm, i kemi asgjësuar”, thotë Thaçi.
Thaçi shton se edhe në kontrollet e rregullta në pikat shitjes kanë hasur produkte që kanë qenë me afat të skaduar apo duke u ruajtur në mënyrë joadekuate dhe të gjitha produktet janë konfiskuar dhe asgjësuar. Për të gjitha palët që kanë tentuar që të fusin produkte të dyshimta në treg, thekson Thaçi, janë iniciuar fletëparaqitje për gjykatë. Ndërkohë, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës vetëm brenda këtij muaji janë paraqitur dy familje me epidemi helmimi, të cilët janë diagnostikuar me bakterien salmonella.
Drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani tha për Radion Evropa e Lirë se në vazhdimësi regjistrojnë raste të helmimeve.
“Në këtë muaj i kemi pasur dy epidemi familjare të helmimit, një nga Fushë Kosova dhe një nga Drenasi, të cilët kanë konsumuar ushqime që vet i kanë përgatitur. Rezultatet laboratorike kanë rezultuar se janë helmuar me bakterien salmonella. Gjendja e tyre ka qenë në kontroll dhe pas tre ditësh kanë dalë nga klinika. Aktualisht nuk kemi të helmuar dhe se situata është nën kontroll”, thotë Ramadani.
Rastet e produkteve të dyshimta kanë ngritur vetëdijen e qytetarëve për të bërë ankesa.
Sipas të dhënave të Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit, vetëm në pesë muajit e parë të këtij viti janë paraqitur 142 ankesa, derisa në vitin e kaluar janë pranuar 215 ankesa të konsumatorëve. Plator Gërdovci, zyrtar i lartë për mbrojtjen e konsumatorit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se numri i ankesave për periudhën e njëjtë kohore 2017/2018 ka shënuar rritje prej 70 për qind.
“Nga 142 ankesat e këtij viti, më së shumti kemi për garancionet e produkteve elektronike gjithsej 28ankesa, mospërputhje çmimit arke dhe rafti gjithsej 22 ankesa. Ankesa kemi edhe për produktet ushqimore 15 ankesa si dhe për shërbime te telekomunikimit janë 19 ankesa, ndërsa drejtuar BQK-së janë 8 ankesa. Dhe ankesa te ndryshme drejtuar autoriteteve përkatëse”, thotë Gërdovci.
Ai ju bën thirrje konsumatorëve që të shfrytëzojnë mundësin që për çdo parregullsi që hasin t’i drejtohen Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit.
Organizatat joqeveritare që merren me mbrojtjen e konsumatorit në Kosovë, në vazhdimësi kanë paraqitur shqetësime e tyre për cilësinë e dyshimtë të produkteve. Ato kanë raportuar në vazhdimësi për produkte të dyshimta dhe me afat të skaduar në tregun e Kosovës. Derisa, angazhimi për mbrojtjen e konsumatorit kosovar ishte kërkuar si nga mekanizmat ndërkombëtarë. Në raporte të ndryshme ishte theksuar nevoja për angazhim më të fuqishëm institucional në këtë drejtim.
/Rel/