Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Frid: Vendosja e EULEX-it në Kosovë i shërben forcimit të pavarësisë dhe sovranitetit

Intervistoi Isabela اoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington
28-11-2008


Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për اështjet Europiane dhe Euroaziatike, Daniel Frid, thotë se vendosja e EULEX-it në Kosovë i shërben forcimit të pavarësisë, sovranitetit dhe sigurisë në vend. Kosova shënoi një fitore të madhe, duke kundërshtuar planin 6 pikësh të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, thotë diplomati i lartë amerikan, dhe Kombet e Bashkuara, Evropa, dhe Shtetet e Bashkuara e pranuan dhe e respektuan këtë qendrim të saj. Në fakt, asgjë nuk do t’i detyrohet Kosovës, as plani gjashtë pikësh dhe as ndonjë gjë tjetër, thekson ai. Të ndjekim në vazhdim intervistën që zoti Frid i dha koleges Isabela اoçoli.

Zëri i Amerikës: Zoti Sekretar, misioni i EULEX-it do të jetë i paanshëm në raport me statusin e Kosovës si shtetet sovran. A e cënon ky fakt në ndonjë mënyrë pavarësinë e saj?

Daniel Frid: Përkundrazi, misioni EULEX do ta forcojë pavarësinë e Kosovës dhe sovranitetin e saj, sepse EULEX-i do të dislokohet në të gjithë vendin, në një vend të pandarë. Pa praninë e EULEX-it, Kosova do të kishte probleme, prandaj dhe ne po vendosim një mision të tillë në vend për të forcuar pavarësinë e sovranitetin e këtij shteti të ri.

Zëri i Amerikës: EULEX-i është parashikuar në planin Ahtisari, ndërsa në marrëveshjen e Serbisë me Organizatën e Kombeve të Bashkuara, thuhet se ai nuk do ta zbatojë këtë plan. Duket sikur ka një lloj paradoksi në këtë situatë. A vazhdon të jetë i vlefshëm plani Ahtisari?

Daniel Frid: Serbia nuk ka ndonjë rol për të luajtur. Kosova nuk është vendi i saj. EULEX-i është parashikuar në planin Ahtisari dhe të gjithë e dimë se cili është misioni i tij. Mandati i tij është pikërisht ai që ka qënë edhe në muajin shkurt, ai nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë. Bashkimi Evropian do ta konfirmojë këtë.

Zëri i Amerikës: Zoti Sekretar, raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, i lë autoritet ekzekutiv UNMIK-ut, një autoritet të tillë e ka edhe EULEX-i, si dhe zyra civile ndërkombëtare e drejtuar nga Pitër Feith. Qeveria e Kosovës që edhe ajo ka autoritetin e vet ekzekutiv, thotë se do të zbatojë kushtetuën, madje ajo e ka kundërshtuar planin 6 pikësh të zotit Ban dhe në raport e ka shprehur këtë në një përgjigje 4 pikëshe. Për mendimin tuaj, a mund të bashkekzistojnë këto katër autoritete në të njejtin vend dhe pa u përplasur?

Daniel Frid: Neve na duhet që UNMIK-u t’i kalojë kompetencat EULEX-it. Kosova shënoi një fitore të madhe, sepse Kosova e kundërshtoi planin 6 pikësh dhe Kombet e Bashkuara, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara duhet ta pranonin dhe ta respektonin këtë qendrim të saj. Në fakt, asgjë nuk do t’i detyrohet Kosovës, as plani gjashtë pikësh dhe as ndonjë gjë tjetër. EULEX-i do të vendoset në Kosovë dhe do të konsultohet dhe do të bashkërendojë veprimet e tij me autoritetet e Kosovës, me Prishtinën zyrtare. Kjo është në fakt hera e parë që qeveria e Kosovës ngre zërin dhe shpreh pozicioni e saj si një vend sovran. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e kuptojnë dhe e pranojnë këtë dhe EULEX-i do ta respektojë. EULEX-i, ku marrin pjesë edhe Shtetet e Bashkuara, do të dislokohet në Kosovë vetëm duke u konsultuar dhe bashkërenduar veprimet me Prishtinën.

Zëri i Amerikës: Po për sa i përket veriut të Kosovës, pjesës veriore të Mitrovicës, për shembull?

Daniel Frid: Do të vendoset në të gjithë vendin, në veri të Mitrovicës gjithashtu, në të gjithë zonën në veri të Lumit Ibër. Ky është një vend i pandarë, nuk kemi të bëjmë me asnjë lloj ndarjeje, as “të fortë” dhe as “të butë”, dhe me as ndonjë lloj tjetër ndarjeje. Në qoftë se ne do të kishim pranuar shkëputjen e veriut, do ta kishim bërë këtë pa kaluar në gjithë këto negociata. Ne kemi negociuar dhe vazhdojmë të negociojmë sepse EULEX-i duhet të dislokohet dhe do të dislokohet në të gjithë vendin.

Zëri i Amerikës: Kritikët e planit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së thonë se ky do të krijojë probleme në vend, veçanërisht për çështjet e sigurisë. A keni ndonjë shqetësim në këtë aspeket?

Daniel Frid: Unë do të shqetësohesha në qoftë se EULEX-i nuk do të dislokohej në Kosovë, atëhere do të kishim probleme. EULEX-i do t’i shërbejë sigurisë në Kosovë dhe sidomos në qoftë se radikalët në veri nuk e sfidojnë autoritetin e tij. Por tani që Serbia, megjithëse me hezitim, e ka pranuar dislokimin e tij, nuk ka shumë të ngjarë që radikalët të nxisnin trazira, siç mund të ndodhte pa praninë e EULEX-it. Kjo është një gjë e mirë dhe krahas kësaj, KFOR-i do të vazhdojë të qendrojë në Kosovë dhe nuk do të largohet sëandejmë në një të ardhme të afërt. EULEX-i dhe KFOR-i do të bashkëpunojnë mirë sëbashku. Ne do të vazhdojmë ta ndihmojmë me seriozitet Kosovën, ne kemi qënë përkrah Kosovës dhe popullit të saj që nga viti 1999 dhe do të qendrojmë me të edhe në të ardhmen.

Zëri i Amerikës: Zoti Sekretar, është shprehur një farë shqetësimi si nga shqiptartë në rajon ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë, nëse administrata e re amerikane, do t’i përmbahet të njejtit kurs për sa i përket Kosovës? A ka në fakt ndonjë arsye për t’u shqetësuar?

Daniel Frid: Le t’ju tregoj një sekret. Kur ne po planifikonim qendrimin tonë në administratën Bush në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, disa nga ne kontaktuan njerëzi si Madalenë Ollbrajt dhe Xhim Obrajan, që kishin punuar në administratën Klinton në vitin 1999. Këta janë njerëz të mirë dhe këshilltarët e presidentit të zgjedhur, Barak Obama, e dinë se cila është politika amerikane ndaj Kosovës. Për mendimin tim, Kosova nuk ka asnjë arsye të trembet. //iç//
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back