TruLLajKaa
Shqiptare
Shtetet e Bashkuara të Amerikës respektojnë qëndrimin e Republikës sovrane të Kosovës për planin 6-pikësh. SHBA-ja mbetet e përkushtuar në zhvillimin e vendit tonë. Shteti më i fuqishëm në botë dhe aleati më i madh i Kosovës nuk e ka ndërmend të na lërë vetëm, në një moment kur u kërkohet kosovarëve të pranojnë një plan që e çon vendin drejt ndarjes territoriale. Daniel Fried sjell mesazhin e Uashingtonit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës respektojnë sovranitetin e Kosovës, andaj respektojnë edhe qëndrimet e Qeverisë së Kosovës. Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Daniel Fried, qëndroi në Prishtinë, për t`u premtuar kosovarëve se Amerika do ta mbajë fjalën dhe zotimet e dhëna për shtetin sovran të Kosovës, ngjashëm me të kaluarën.
Diplomati amerikan tha se vlerëson se plani 6-pikësh nuk është edhe aq sa është prezantuar kundër sovranitetit të Kosovës, mirëpo gjithsesi administrata amerikane do të respektojë kundërshtimet e Prishtinës, "të cilat duhet të respektohen nga të gjithë, sepse po vendoset për një mision që do të vijë në Kosovë", tha Frid.
Ai i bëri këto komente pas një takimi me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Frid, duke elaboruar planin e sekretarit të OKB-së, Bani Ki Mun, për vendosjen e EULEX-it në Kosovë, tha se, në fund të fundit, plani 6-pikësh nuk është i përhershëm dhe ai do të tejkalohet.
"Duhet të bashkëpunojmë me Qeverinë e Kosovës, sepse ne po flasim për Kosovën, është vendi juaj, ne e kemi njohur Kosovën, shumë shtete e kanë njohur Kosovën dhe është punë e diplomatëve për të ecur përpara. Shpresojmë se në të ardhmen Kosova do të jetë anëtare e komunitetit evropian dhe, pavarësisht shqetësimeve edhe për këtë 6-pikësh, ne shpresojmë se EULEX-i do të vendoset siç duhet në tërë Kosovën", tha Fried.
Ai tha se lidershipi i Kosovës është i angazhuar për më të mirën e mundshme për Kosovën.
Ju kujtohet 2007-ta?
Diplomati amerikan rikujtoi kohën ku, gjatë një vizite në Prishtinë në vitin 2007, qe shtyrë shpallja e pavarësisë së Kosovës edhe për tre muaj. "Ne diskutonim për një shtyrje prej tre muajsh. Të gjithë këtu ishin të shqetësuar. Kishit dyshime se kjo është një truk dhe se nuk do të pavarësoheni. Tash jeni të pavarur. Ne e mbajtëm premtimin. SHBA-ja dhe BE-ja ishin, janë dhe do të jenë me ju", tha Frid
Ndihmës sekretari i Shtetit tha se për SHBA-në është tejet e rëndësishme shtrirja e EULEX-it në gjithë territorin e Kosovës, duke tërhequr vëmendjen se misioni është në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe se në të merr pjesë edhe SHBA-ja.
Nga ana e tij, presidenti Fatmir Sejdiu rikonfirmoi edhe njëherë qëndrimin e Prishtinës zyrtare kundër planit 6-pikësh të OKB-së, i cili plotëson kërkesat e Beogradit për shtrirjen e misionit të EULEX-it në Kosovë dhe krijon ndarje administrative ndërmjet dy etnive në Kosovë.
Presidenti shfaqi përkushtimin e kosovarëve për bashkëpunim me ndërkombëtarët dhe orientimet shtetërore të Kosovës për anëtarësim në NATO dhe BE.
Ndërkohë, kryeministri Hashim Thaçi potencoi se, në bashkëpunim me miqtë e saj, Kosova ka gjetur zgjidhje për të dalë nga situata e padrejtë, siç e quajti ai.
Kryeministri shprehu gatishmërinë e Qeverisë për të kultivojë raporte të shkëlqyeshme me SHBA-në, BE-në dhe vendet e tjera, duke përfshirë edhe fqinjët e Kosovës.
"ثshtë tejet e rëndësishme që EULEX-i të shtrihet në gjithë territorin e Kosovës dhe ne do të mbështesim këtë. "Pavarësia e Kosovës është projekt dyvjeçar ndërkombëtar. Kosova me partnerët e saj ndërkombëtarë e ka gjetur gjithmonë mënyrën e daljes nga situatat të cilat në i kanë krijuar të tjerët", tha kryeministri Thaçi, duke shpjeguar se Prishtina është futur padrejtësisht në procesin e 6-pikëshit të Ban Ki Munit./Kosova Sot