Franfkurter Allgemeine Zeitung: E mjera Kosovë!

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 20:42 / 15.02.2015

franfkurter-allgemeine-zeitung-e-mjera-kosov-euml_hd.jpg


E mjera Kosovë! Një e treta e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë. Papunësia, veçanërisht në mesin e shumë të rinjve, është tmerrësisht e lartë. Kosova nuk mund të ushqejë vetveten, por jeton nga ndihmat e jashtme: dërgesat e punëtorëve me prejardhje nga Kosova dhe donatorët ndërkombëtarë.

Kjo situatë nuk është e re dhe nuk shpjegon pse fluksi i refugjatëve papritmas u rrit kaq shumë. Një arsye e mundshme është vlerësimi i frangut në Zvicër: Ata që e arrijnë në atë në vendin e dytë më të popullarizuara të emigrantëve pas Gjermanisë, mundet që të afërmve të tyre t’u dërgojë para në Kosovë ku euro është 20 për qind më e vlefshme, shkruan gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Mirëpo shumë më e mundshme është se frustrimi i kosovarëve sidomos në dimër është rritur dukshëm. Kjo pasi pati shumë shpresa për një fillim të ri pas viteve të qeverisjes së partisë në pushtet e cila pas zgjedhjeve e humbi shumicën e saj parlamentare. Por fraksionet tjera politike u thyen vetëm gjashtë muaj pas lidhjes së tyre në koalicionin i cili nuk arriti të bënte Qeverinë.

Tani atje qeverisin fuqitë e vjetra politike. Sidomos klasa e mesme kishte shpresa se nepotizmi po përfundonte dhe ajo më në fund do të kishte mundësi të reja për avancim. Këto ëndrra tashmë janë zhdukur, kështu që po emigrojnë pa iluzione!, tranmston Gazeta Blic artikullin e Frankfurter Allgemeine Zeitung.
 
Titulli: Franfkurter Allgemeine Zeitung: E mjera Kosovë!

Si eshte e mundur ti ipet pavaresia ketij vendi, kurse ekonomia te mbetet aq poshtë...

Diqka ka ketu, qe erdhi Kosova deri ne kete gjendje të ulët sot....
 
Titulli: Franfkurter Allgemeine Zeitung: E mjera Kosovë!

E mjera Kosovë! Një e treta e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë. Papunësia, veçanërisht në mesin e shumë të rinjve, është tmerrësisht e lartë. Kosova nuk mund të ushqejë vetveten, por jeton nga ndihmat e jashtme: dërgesat e punëtorëve me prejardhje nga Kosova dhe donatorët ndërkombëtarë.

Normal se per gjermanet eshte katastrofe situata ne ks...se per ta eshte varferi nese arrin ne kete pik ku kan arrit shqiptaret e ks..por per shqiptare eshte normale ! nuk eshte diqka qe nuk mund ta perballojn....Arsyja se nuk jan mesu te jetojn me mir prandaj.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top