Francë, shkatërrohet rrjeti shqiptar i heroinës

Love

βeℓℓe â๓e
Policia franceze shkatërroi një rrjet “gjigant” shqiptar të trafikut të heroinës, duke realizuar 42 arrestime në Francë dhe në Gjermani.

france.jpg


Lajmi u raportua të martën në rrjetet ndërkombëtare “BBC” dhe “AFP”.

Mbi 200 policë u përfshinë në operacionet e arrestimeve, përqendruar në qytetin francez të Mulhausit.

Rreth 50 kilogramë heroinë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Sipas Prokurorisë Franceze, rrjeti ishte përgjegjës për trafikimin e qindra kilogramëve të heroinës.

”Hetuesit gjetën se ekzistonte një rrjet madhor shqiptar dhe kosovar i trafikimit të drogës në zonën e Mulhausit, në Zvicër dhe në Gjermani”, deklaroi prokurori Remi Coutin.

Sipas “BBC”-së, hetimet ndaj këtij rrjeti kishin nisur që në vitin 2010, mbi bazën e dyshimeve se shqiptarë etnikë ishin të përfshirë në trafiqet e qënieve njerëzore.

Nga ana e saj, e përditshmja “Le Figaro” raportoi se forca elitare të policisë u përfshinë në arrestime, nga vlerësimi i disa prej të dyshuarve si “jashtëzakonisht të rrezikshëm”.


[video]http://www.francetvinfo.fr/video-demantelement-d-un-reseau-albanophone-dans-le-grand-est-de-la-france_156207.html[/video]
 
Titulli: Francë, shkatërrohet rrjeti shqiptar i heroinës

Ja se si na perfaqesojn vllezerit tone Shqiptare ne Boten perendimore !
 
Pe: Francë, shkatërrohet rrjeti shqiptar i heroinës

Mos kane qene ata te filmit Taken valle :P
 
Titulli: Francë, shkatërrohet rrjeti shqiptar i heroinës

Se gjynah me djers punojne dhe ata :P
 
Back
Top