Franca propozon rritje taksash për të pasurit

Arfenilla

Themelues i Forumit
Paris, 17 korrik - Ligjvënësit e porsazgjedhur francezë kanë filluar punën për vënien në jetë të propozimit të presidentit Hollande për të rritur taksat me synim uljen e defçitit publik. Sipas propozimit, taksa më e lartë do të jetë për super-të-pasurit, për ata që kanë të ardhura mbi 1 milion euro në vit, që pritet të taksohen në masën 75 për qind. Deputetët e porsazgjedhur të Francës filluan sot sesionin dy javor ku do të shqyrtojnë uljen e borxhit publik. Qeveria ka propozuar rritje taksash, ndërkohë që përpiqet të barazpeshojë mungesat buxhetore për 2012 dhe të plotësojë kërkesën e Bashkimit Evropian për uljen e deficitit, raporton VoA.

f1_17franca1342556016.jpg

Klasa e pasur franceze dhe korporatat janë objekt i masave të reja të presidentit Francois Hollande për të ulur defiçitin. Një normë takse mbi të ardhurat prej 75 përqind për të pasurit dhe shtimi me 5 përqind i taksave për bizneset e mëdha janë në qendër të planit të qeverisë së zotit Hollande në përpjekjet për të siguruar 7.2 miliardë euro.

I ardhur në pushtet me premtimet për të menjanuar masat e rrepta ekonomike si në vendet e të tjera të Evropës, planet ekonomike të zotit Hollande kanë mbështetjen e disave.

“Kjo nuk ka të bëjë vetem me të pasurit por edhe bizneset e mëdha që mendojnë se si të sjellin fitime për aksionerët. Unë jam aksioner dhe më pëlqen të fitoj, por po mendoj edhe për ata që nuk kanë asgjë”, thotë një parizian.

Megjithë borxhin publik në masën pothuasje 90 për qind të prodhimit të përgjithshëm të brendshëm, kundërshtarët politikë të presidentit thonë se masat ekonomike nuk janë të mjaftueshme.

“Plani i tyre ka vënë në objektiv më të privilegjuarit, dhe realisht ata do të largohen drejt Anglisë apo vendeve të tjera. Do të jetë klasa e mesme që do të preket kryesisht. Kam mendimin se Francois Hollande nuk e njeh seriozitetin e situatës dhe krizës ekonomike.”

Shumë francezë të pasur janë larguar nga vendi. Këngëtari Johny Hallyday dhe ish lojtari i tenisit Guy Forget jetojnë në Zvicër ndërkohë që komuniteti francez në Londër quhet me shaka si qyteti i shtatë më i madh i Francës.

Por shuma prej 7.2 miliardë eurosh e nevojshme këtë vit, duket shumë e vogël krahasuar me 33 miliardë të nevojshme vitin që vjen, nëse Franca kërkon të qëndrojë në rrugën për të plotësuar synimin evropian lidhur me pakësimin e defiçitit. Anketat tregojnë se mbështetja për presidentin e ri ka filluar të bjerë mes frikës se nuk do të jenë vetëm të pasurit dhe korporatat e mëdha që do të ndjejnë efektet e masave të tjera ekonomike që do të pasojnë.B info
 
Titulli: Franca propozon rritje taksash për të pasurit

paskan zgjedhur edhe francezet modelin amerikan...
 
Titulli: Franca propozon rritje taksash për të pasurit

Kur e lexova kete shkrim mua kujtuan shtyllat e fese Islame . Feja islame per te gjithe ata qe nuk kane njohuri , ngritet mbi 5 shtylla 1. Besimin dhe deklarimin e nje Zoti qe egzIston (e ai eshte ALLAHU) dhe ne besimin dhe deklarimin e Pejgamberit te tij te fundit Muhmedin a.s. per Pejagmber , 2. Namazi , 3 .ZEKATI 4. Ramazani dhe 5 Haxhi .
ZeKati eshte shtylle e Fese Islame , sikur shtyllat e shtepis te cilat pa njera tjetren po te jene do te shembeshin , ashtu edhe shoqeris po i mungo njera nga keto shtylla do te shemben ! e kete shembje ne po mund ta hetojm ne falimentimin e shteteve evropiane .
ZEKATI eshte perqindja e caktuar e pasuris se obliguar per te dhene nga te pasurit per shtresat e varfera dhe te gjithe ata qe kane nevoje ne pergjithesi.
Muhamedi a.s ka thene jepni nje qerekun e te dhjetes se pasuris suaj (PER TE PASURIT) ne perqindje i bjen 2.5% e pasuris.

E keto thesare ekonomike te dhena nga ALLAHU te shpalluar ne Kuran i japin fuqi e fese IslAME . E keshilla ime per te gjitha ato vende qe nuk e pranojn fen E Zotit . Ju them se sistemin ekonomik te qeverisjes shoqerore e keni te gateshme . E ai sistem eshte '' ISLAMI '' .
Eshte ardhe koha ta kuptojn njerzit se nese s'jetojn simbas parime fetare IsLME do ti ndien pasojat nga te gjitha fushat si shoqerore ,ekonomike ,morale etj.
KetO fakte te pasojave ne fushen e ekonomis , ne ditet e sotit po e shofim me syt tane . E si shkak kryesor eshte mohimi i Fes Se Zotit , mohimi i programit te jetes , mohimi i te vertetes !
A mbetet tjeter vetem te themi se ''Vetem ty takon madherimi dhe lavderimi o i Lartesuari ALLAH''.
 
Titulli: Franca propozon rritje taksash për të pasurit

Paris, 17 korrik - Ligjvënësit e porsazgjedhur francezë kanë filluar punën për vënien në jetë të propozimit të presidentit Hollande për të rritur taksat me synim uljen e defçitit publik. Sipas propozimit, taksa më e lartë do të jetë për super-të-pasurit, për ata që kanë të ardhura mbi 1 milion euro në vit, që pritet të taksohen në masën 75 për qind. Deputetët e porsazgjedhur të Francës filluan sot sesionin dy javor ku do të shqyrtojnë uljen e borxhit publik. Qeveria ka propozuar rritje taksash, ndërkohë që përpiqet të barazpeshojë mungesat buxhetore për 2012 dhe të plotësojë kërkesën e Bashkimit Evropian për uljen e deficitit, raporton VoA.

f1_17franca1342556016.jpg

Klasa e pasur franceze dhe korporatat janë objekt i masave të reja të presidentit Francois Hollande për të ulur defiçitin. Një normë takse mbi të ardhurat prej 75 përqind për të pasurit dhe shtimi me 5 përqind i taksave për bizneset e mëdha janë në qendër të planit të qeverisë së zotit Hollande në përpjekjet për të siguruar 7.2 miliardë euro.

I ardhur në pushtet me premtimet për të menjanuar masat e rrepta ekonomike si në vendet e të tjera të Evropës, planet ekonomike të zotit Hollande kanë mbështetjen e disave.

“Kjo nuk ka të bëjë vetem me të pasurit por edhe bizneset e mëdha që mendojnë se si të sjellin fitime për aksionerët. Unë jam aksioner dhe më pëlqen të fitoj, por po mendoj edhe për ata që nuk kanë asgjë”, thotë një parizian.

Megjithë borxhin publik në masën pothuasje 90 për qind të prodhimit të përgjithshëm të brendshëm, kundërshtarët politikë të presidentit thonë se masat ekonomike nuk janë të mjaftueshme.

“Plani i tyre ka vënë në objektiv më të privilegjuarit, dhe realisht ata do të largohen drejt Anglisë apo vendeve të tjera. Do të jetë klasa e mesme që do të preket kryesisht. Kam mendimin se Francois Hollande nuk e njeh seriozitetin e situatës dhe krizës ekonomike.”

Shumë francezë të pasur janë larguar nga vendi. Këngëtari Johny Hallyday dhe ish lojtari i tenisit Guy Forget jetojnë në Zvicër ndërkohë që komuniteti francez në Londër quhet me shaka si qyteti i shtatë më i madh i Francës.

Por shuma prej 7.2 miliardë eurosh e nevojshme këtë vit, duket shumë e vogël krahasuar me 33 miliardë të nevojshme vitin që vjen, nëse Franca kërkon të qëndrojë në rrugën për të plotësuar synimin evropian lidhur me pakësimin e defiçitit. Anketat tregojnë se mbështetja për presidentin e ri ka filluar të bjerë mes frikës se nuk do të jenë vetëm të pasurit dhe korporatat e mëdha që do të ndjejnë efektet e masave të tjera ekonomike që do të pasojnë.B info
Kush i pasur do rri me ne France, te paguaj extra-taxa? Pse pak vende ka bota ku jetohet edhe me mire se ne France e ku ska ligje te tilla?
Edhe po nuk iken, do nxjerin leket nga Franca.
Nuk eshte kjo menyra me e mire per te shtuar buxhetin, sbejne gje pervec se te inkurajojne daljen e lekeve nga shteti.
 
Titulli: Franca propozon rritje taksash për të pasurit

Sikur vetëm të pasurit po ia ngre taksat ai pfff..
Të gjithë punëtorët, të gjithë që bëjnë orë shtesë suplementare do u merren taksa që me Sarkon për orët suplementare nuk merrnin asgjë, tani psh: nëse unë bëj 5 orë suplementare do më marrin 22% të 5 orëve, dmth nga 50 euro, në xhep do fus rreth 39 euro afërsisht .. skandal me bojë gjë që do çojë që njerzit nuk do bëjnë më orë suplementare do refuzojnë..
 
Me duket se sa ishte Sarkozi spo te mbante vendi deri sa te ikte ta hiqnin :D Kshuqe mos beni shum naze vet e donte populli francez kshuqe mos te ndihen shum :D :D

Po kshu sic thot ky per kta te pasur i fusin nje te ikur nga franca kta dhe hajde merrua taksen po deshe ka vende akoma me te mira se franca :D :D
 
Titulli: Franca propozon rritje taksash për të pasurit

Sikur vetëm të pasurit po ia ngre taksat ai pfff..
Të gjithë punëtorët, të gjithë që bëjnë orë shtesë suplementare do u merren taksa që me Sarkon për orët suplementare nuk merrnin asgjë, tani psh: nëse unë bëj 5 orë suplementare do më marrin 22% të 5 orëve, dmth nga 50 euro, në xhep do fus rreth 39 euro afërsisht .. skandal me bojë gjë që do çojë që njerzit nuk do bëjnë më orë suplementare do refuzojnë..

F. Holland e ka shprehur planin e tij politik, dhe populli mendoj qe do thyhej malet nqs po ngre taksat per te pasurit.
Patjeter qe taksat do i afektojne te gjithe ( edhe pse ata qe kane te ardhura me te medha do e ndjejne me shume), por kjo eshte zgjedhja popullit... Nqs nuk i pelqehu politika Sarkozy tani duhet te nenshtrohen rritjeve te radhes.
 
Titulli: Franca propozon rritje taksash për të pasurit

Mua me duket si vendim i qelluar nga Hollande dhe keshilltaret e tij. Te rritesh taksat e bizneseve te medha, e perfituesve te milionave, dhe te taksosh oret shtese te punes kam pershtypjen se eshte vendim i qelluar ne kete kohe krize dhe jo vetem ne kohe krize. Nese nje biznes ka nevoje apo fute punetoret ne ore shtese pune ai ka nevoje per punetore te rinje dhe ne kete menyre do ule papunesine.

Kshu veprojne te gjitha shtetet e fuqishme me ekonomi te fuqishme. Jeni te lire te shifni se sa taksa paguan Gjermani me me shume se 60.000 te ardhura vjetore. Do befasoheni kam pershtypjen. Munde te shihni se sa paguan Norvegjezi, tjetri e tjetri.

Pra shteti i fuqishem, me ekonomi stabile, mbrone shtresat e varfera dhe ne njefar menyre stabilizon shtetin duke taksuar te pasurit.

Cfare ndodhe tek ne??? Turpi i botes. Punetori me te ardhura nga 250 € deri 450 € paguan 4%, nderkohe qe mbi 450 € deri ne infinit paguan 8%. Pra ti munde te realizosh te ardhur me qindra mijera euro dhe paguan shtetit tatimin 8%. Nderkohe qe bizneset paguajne TVSH 16% e cila nuk eshte gje tjeter vetem barre ne xhepin e konsumatorit ngase TVSH e paguan konsumatori te kasa.

Pa nje shtet te fuqishem nuk ka se si te kete qytetari te fuqishme. E ku kemi pare ne qe shteti te behet i fuqishem duke paguar 8 e 16 %. Jo ore jo ata qe fitojne miliona euro duhet te paguajne minimumi 70%.

Jam i bindur se asnje nga bizneset e fuqishme nuk do ike nga Franca. Hollande nuk po kerkon te paguhet 75 % i qarkullimit vjetor. Ai thjeshte po kerkon te paguhet 75% i fitimit qe realizojne korporatat e medha. Dhe nese nje shtet te ka dhene mundesin e biznesit te suksesshem, nese te ka krijuar mundesi te shkelqyera per zhvillim biznesi, nese te ofron konkurence te drejte atehere edhe duhet te paguash taksat.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top