Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Franca, partner i rëndësishëm i bashkëpunimit

Franca, partner i rëndësishëm i bashkëpunimit

Presidenti Fatmir Sejdiu ka pritur të enjten ambasadoren e Francës në Kosovë, Delphine Borione, me të cilën bisedoi për aktualitetin politik dhe zhvillimet e përgjithshme në Kosovë.

Me këtë rast Borione shprehu edhe një herë përkrahjen e Francës për Kosovën duke theksuar se Franca do të vazhdojë mbështetjen e përhershme për Republikën e Kosovës dhe për qytetarët e saj në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe realizimin e vizionit të saj drejt integrimeve euroatlantike.

Presidenti Sejdiu e falënderoi znj. Borione dhe Republikën e Francës për mbështetjen e rëndësishme që i është dhënë Kosovës në proceset e gjertanishme në rrugën e lirisë dhe të pavarësisë dhe të ndërtimit të shtetit demokratik për të gjithë qytetarët.

Ai nënvizoi rolin e rëndësishëm që ka luajtur Franca në udhëheqjen e BE-së dhe përkushtimin e saj për Kosovën duke theksuar po ashtu rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi me Francën, e cila ka qenë dhe mbetet gjithnjë partner i rëndësishëm i bashkëpunimit me Kosovën në të gjitha fushat.

Në takim u bisedua edhe për misionin e EULEX-it dhe funksionimin e tij sa më efikas, në dobi të institucioneve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back