Love
βeℓℓe â๓e
Nga: Klotilda Harka
Vështrime shqiptarësh, femra e meshkuj që nuk e fshehin historinë e tyre. I pari që i fotografoi shqiptarët ishte italian.
I lindur më 1834 në Piaçencë të Emilje Romanjes, ai quhej Pietro Marubi. Tingëlloi çuditshëm strehimi politik që erdhi të kërkojë në këtë vend, por përderisa Shqipëria fitoi një fotograf të madh, tashmë nuk ka më rëndësi nëse arsyeja e arratisjes nga Italia ishte vrasja e një fisniku italian kundërshtar i pavarësisë, ku ishte përzier, apo një zënkë për punë dashurie.
Ai krijoi një dinasti, atë të Marubëve. Ata që vendosin të tregojnë historinë që nisi prej tij me foto për Shqipërinë, janë dy francezë.
Loic Chouvin ka botuar një album me fotografi kushtuar dinastisë Marubi me titull “Albanie, visage des Balkans” (Shqipëria, fytyra e Ballkanit, Arthaud 1995)
Christian Raby dhe Loic Chaovin kanë menduar të publikojnë librin “Shqipëria 1858-1945, një rrugëtim fotografik”. Dy studiuesve francezë dhe botueses shqiptare Loreta Mokini u shkon mendja të ndërmarrin këtë rrugëtim për të shkruar e botuar librin me 95 foto surprizë, të cilat do të bëjnë xhiron e botës. Një bashkëbotim franko-shqiptar i shtëpisë botuese “Ecrits de lumieres” në Francë dhe “Albimazh” në Shqipëri, i botuar në gjuhët shqip, frëngjisht dhe anglisht ka ngjallur shumë interes në sferat e larta të artit fotografik europian për historinë e shfaqur në faqet e tij.
Rrugëtimi nis me një burrë, Pjetër Marubin në zemër të shekullit XIX, italiani që do të bëhej tërësisht shqiptar, dhe mbyllet në mesin e shekullit XX, në shoqërinë e një femre, skocezes që u bë me zemër shqiptare në Elbasan, e quajtur Margaret Hasluck. Fotot janë ekspozuar me bujë në Bruksel, ku është çelur edhe një ekspozitë fotografike atje. Televizionet e Belgjikës e kanë filmuar ekspozitën, madje televizioni prestigjioz franko-gjerman ARTE, ka intervistuar dy autorët e librit. Ata japin këtë intervistë për gazetën “Panorama”, duke treguar aventurën e tyre në botimin e këtij libri të veçantë për fotografinë shqiptare. U është dashur të shikojnë me mijëra negativë, duke përsëritur poza konvencionale, për të arritur deri aty sa të entuziazmohen nga aksh shkrepje e pazakontë, ku shpaloset “mençuria e thellë e një vështrimi”, siç ata e quajnë vështrimin e shqiptarit. Loic Chouvin rrëfen rrugëtimin fotografik në Shqipëri.
Gjyshi me dy nipërit. Një fotografi e realizuar mes viteve 1900-1930 nga fotografi Dhimitër Vangjeli. Pjesë e albumit personal të kryetarit të Bashkisë së Ersekës
Një libër për fotografinë shqiptare, pse ky pasion për Shqipërinë?
Shqipëria, pa pikë dyshimi ka një trashëgimi fotografike të pashembullt në Ballkan, e cila ka mbetur deri më sot e panjohur për shumëkënd, si përtej kufijve ashtu dhe brenda vetë këtij vendi. Shumica dërrmuese e pamjeve që po paraqesim në këtë libër nuk kanë qenë kurrë objekt ekspozimi, as botimi. Fotografia është dëshmi e njëfarë kulture, e pohimit të një identiteti, e krijimit të një kujtese. Ndjenja e identitetit kombëtar shqiptar dhe ecuria e kësaj fotografie kanë përkuar së bashku në kohë dhe e kanë ndriçuar në mënyrë të ndërsjellë njëra-tjetrën. Ishte kjo arsyeja…
Në libër i jeni referuar një shekulli që nis me fillesat e fotografisë kur Shqipëria bënte ende pjesë në Perandorinë Osmane. Deri në cilin vit ju do ta cilësonit “kohë të artë” për fotografinë?
Po, e vërtetë që rrëfimi nis që nga Perandoria e Osmane dhe shtrihet deri në vendosjen e regjimit komunist të Enver Hoxhës më 1946, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Pikërisht kjo është koha e artë që ne tregojmë në këto faqe. Pra është viti 1858, data e së parës fotografi të njohur si shqiptare, që vazhdon deri në fund të viteve 1940.
Sa e larmishme është tematika e këtyre fotove, çfarë kanë fiksuar fotografët e asaj kohe?
Fotografitë e qëmtuara këtu parashtrojnë një larmi të madhe tematike: skena nga jeta e përditshme, peizazhe fshati e qyteti, ceremoni fetare, portrete kryengritësish shqiptarë, personalitetesh të njohura apo njerëzish të panjohur. Shumë prej autorëve të këtyre klisheve mbeten anonimë. Disa prej tyre ka rrezik ta kenë përfundimisht këtë fat, siç është rasti i shumicës së autorëve të negativave në pllaka xhami apo të stampimeve në letër që ruhen në Arkivin e Shtetit në Tiranë. Për arsye përvetësimi, trashëgimie a sekuestrimi nga policia e fshehtë e diktaturës komuniste, emri i autorit të klisheve ka humbur fare ose ka shpënë në ngatërresa të tilla, që vështirë se mund të kapërcehen.
Si arritët t’i siguronit fotot, çfarë ju befasoi në hulumtimet tuaja në Arkivin e Shtetit Shqiptar?
Sigurisht që kemi pasur gjithmonë përkrahjen e palëkundur të Arkivave të Shtetit, përveç kërkimeve tona në fondetprivate. Në pamë që Arkivi Shqiptar i Shtetit zotëron një fond fotografik me një rëndësi të pakrahasueshme. Përveç stampimeve të panumërta në letër, 6 000 deri 7 000 negativa në pllaka xhami, të formateve të ndryshme, përbëjnë një koleksion të jashtëzakonshëm për historianët e fotografisë. I themeluar më 1947, i vënë nën kontrollin e Ministrisë së Brendshme më 1951, ky institucion, ashtu siç e kanë për mision tërë arkivat kombëtare, ruan dokumentet me interes historik.
Gruaja e fotografit. Fotografi e realizuar rreth vitit 1940 nga Kel Marubi
Pjesë interesante e këtij hulumtimi mund të ketë qenë historia e fotografisë shqiptare gjatë viteve të regjimit komunist. اfarë arritët të zbulonit?
Sigurisht ne pamë që Arkivi shqiptar ka për më tepër edhe disa fonde të një natyre krejt tjetër. Ai ka grumbulluar tërë dokumentet personale që u janë konfiskuar personave të arrestuar, të internuar apo të ekzekutuar si armiq të regjimit komunist të Enver Hoxhës. Por, Arkivi Shqiptar është interesuar më fort për skenat e paraqitura nga një pikëpamje historike a etnografike, sesa për ato të paraqitura nga një pikëpamje fotografike. Pjesa më e madhe e klisheve, kushtuar më së shumti ngjarjeve familjare e private, janë anonime. Veshjet e mbajtura dhe disa parametra të tjerë lejojnë të përcaktohet se shumica e tyre kanë të bëjnë me Korçën dhe krahinën e saj, sidomos me Dardhën që ishte asokohe një qendër e rëndësishme në Shqipëri.
Mund të flisni për atë pjesë të fotove që janë identifikuar, a mund të bëni një biografi të tyre?
Mund të themi se disa foto janë identifikuar, por biografia e tyre mbetet shumë e paqartë. Kështu, çfarë mund të mësojmë, bie fjala, për Dhimitër Vangjelin, këtë fotograf nga Erseka, një qytet në juglindje të Shqipërisë?! Kopertina e rimtë e albumit, ku gjendet e mbledhur puna e tij fotografike, është damkosur nga autoritetet komuniste me shënimin: “Shumë sekret”.
Kryengritëse shqiptare. Fotografi e realizuar rreth vitit 1912. Autori, anonim
Ndalojmë në këtë moment historik. Sipas jush, çfarë na zbulojnë vallë ato pamje të gjykuara si të Kryengritëse shqiptare. Fotografi e realizuar rreth vitit 1912. Autori, anonim dyshimta a të rrezikshme nga regjimi i Enver Hoxhës?
Ceremoni martesash, varrimesh, portrete familjare, skena të rëndomta të një kohe të perënduar. Vetëm atëherë jemi në gjendje ta kuptojmë dhe ta shohim se çfarë përmasash kishte marrë e keqja: e gjithë puna paskësh qenë që të mbahej fshehur thjesht ajo jetë e përditshme e kohës para regjimit totalitar! Fotografia ka të bëjë sa me krijimin artistik aq edhe me industrinë tregtare qoftë në Shqipëri, qoftë kudo. Origjinaliteti i pamjes së marrë, në njërën anë, mundësia për t’i riprodhuar stampimet në shkallë të zmadhuar, në anën tjetër. Veprimtaria e fotografit brendashkruhet në zemër të kësaj dyvlershmërie. Sigurisht që na është dashur të shikojmë me mijëra negativa, duke përsëritur poza konvencionale, për të arritur deri aty sa të entuziazmohemi nga aksh shkrepje e pazakontë ku shpaloset mençuria e thellë e një vështrimi.
Loic, kur flisni për fotografi pa autorë, a ishit para dilemave: Kujt t’ia atribuojmë këtë apo atë foto?
Sigurisht dhe ishte detyrë e vështirë. Për shembull, falë një sasie fotografish që i atribuoheshin Vani Burdës, kishim shpresuar, njëfarë kohe, se mund t’i konsideronim si të të njëjtit artist, disa fotografi ku shiheshin të njëjtat sfonde të pikturuara. Na u desh ta ulim hundën kur zbuluam disa fotografi që i atribuoheshin Thimi Racit, me po ato sfonde. Gabim klasifikimi duke u nisur nga përvoja? Do të duhet të qëmtohen edhe tregues të tjerë, prova të tjera. Hulumtim i gjerë e plot pasion…