Fotoja e parë e trashëguesit të Hyundai Tucson

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Derisa prodhuesit tjerë nuk rreshtin së zbuluari adutët e tyre për panairin e Frankfurtit, në Hyundai vendosur që për çështjen e trashëguesit të modelit të tyre Tucson të mbesin të fshehur.

Prodhuesi korean na i ka ofruar vetëm dy skica pa ndonjë detaj shtesë, e deri më tani e dimë vetëm që automjeti i ri do të quhet ix35 dhe se ndoshta do të pajiset me motorin e ri turbo me benzinë me djegie të drejtpërdrejtë.

Në mënyrë që deri diku t’i kënaqë ata të cilët mezi presin ta shohin trashëguesin, sot është paraqitur, siç duket, fotografia e parë zyrtare e automjetit të parë kompakt sportiv e cila e shfaqë nga profili. Krejt ajo që mund të themi tani është se trashëguesi i Tucsonit megjithatë nuk ka marrë aq shumë linja nga koncepti atraktiv ix-onic nga panairi i sivjetmë në Gjenevë.

Data e paraqitjes së automjetit në treg tani për tani nuk dihet.
*telegrafi*
 
Back
Top